Kerko Mesazhet ketu

Friday 5 February 2016

Ushtria Ime do të zgjerohet në një grup prej më se 20 milionë

E Mërkurë, 31 Gusht 2011, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, dashuria që Unë kam për ty dhe për ndjekësit e Mi vërshon përmes Meje dhe më sjell Mua kaq gëzim. Sa ju dua Unë të gjithë ju. Dedikimi, përulësia, besimi dhe dashuria juaj e pastër për Mua, po bëhet më e fortë çdo ditë. A nuk mund ta ndjeni këtë? Kjo është Dhurata Ime për secilin prej jush, shpirtrat e Mi të pastër, që jeni tërhequr nga jeta juaj e përditshme për të më ndjekur Mua në udhën drejt Parajsës.

Fëmijët e Mi të cilët janë zgjuar nga Shpirti i Shenjtë, i cili u derdh mbi botë në Maj, do të ndjejnë tani një përkushtim ndaj Meje të panjohur nga shumë prej tyre më parë. Unë Jam duke e mbledhur ushtrinë Time shpejt tani dhe kjo do të zgjerohet në një grup prej më se 20 milion shpirtrash së shpejti. Sa më e madhe ushtria, aq më i fuqishëm do të jetë Shpirti i Shenjtë në bashkimin e fëmijëve të Mi në një për të luftuar mashtruesin. Udhëheqja Ime Hyjnore tani është rrënjosur në shpirtrat tuaj nëse ju e kuptoni këtë apo jo. Është sikur të keni një çelës të brendshëm. Kur Dashuria Ime ju thërret, ju do të përgjigjeni natyrshëm për t’i kthyer të tjerët në besim. Kjo është Fuqia e Shpirtit të Shenjtë dhe tani po ndjehet në çdo skaj të Tokës.  

Të gjitha fetë, të gjitha besimet, të gjitha racat dhe të gjitha kombet do të përgjigjen ndaj Dritës së të Vërtetës tani. Ata janë të gjithë kaq të shtrenjtë për Atin Tim të Përjetshëm. Ai po afrohet tani tek çdo burrë, grua dhe fëmijë, që ata ta dëgjojnë thirrjen e Tij. Satani nuk do të jetë në gjendje për t’i bërë ballë lutjeve, që po recitohen nga ndjekësit e Mi. Mbërthimi i tij do të dobësohet, dhe së shpejti. Lutjet, dhe besimi i ndjekësve të Mi, po e egërsojnë atë. Për arsyen se ai është i pafuqishëm në përpjekjet e tij për të hedhur dyshime në mendjen e besimtarëve të Mi, ai do ta kalojë vëmendjen e tij tek mëkatarët e dobët. Këta fëmijë janë tashmë kaq të ngatërruar, dhe të shkatërruar nga mëkati mortor, saqë do të tërhiqen drejt tij. Për shkak të errësirës në shpirtrat e tyre, ata do të jenë të paaftë të mbrojnë veten. Lutuni fort që shpirtrat e tyre të mund të shpëtohen.

Kjo është një epokë kur Kisha Ime, edhe pse po përballet me pengesa të jashtëzakonshme të shkaktuara nga mëkati, do të rindërtohet tani nga ndjekësit e Mi në Tokë. Kjo do të marrë kohë, por kur të ndodhë, Kisha Ime do të kthehet në Lavdinë e saj të mëparshme dhe do të jetë e rilindur në forcë.

Ajo, së bashku me të gjithë njerëzit e Mi të zgjedhur, do të bashkohet në Mbretërinë e Lavdishme të Atit Tim. Ëmbëlsia e kësaj ngjarjeje, kur bota do të çlirohet nga Satani dhe të gjitha gjërat e liga, duhet të mirëpritet fëmijë. Kjo është Epoka e Re e Paqes që ju duhet ta prisni në Tokë. 

Kohët para jush mund të jenë të vështira, fëmijë. Përqendrohuni tek Unë dhe ju do të mbijetoni. Pastaj do të vijë paqja që ju po e prisni.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/08/31/my-army-will-swell-to-a-group-of-over-20-million/