Kerko Mesazhet ketu

Friday 19 February 2016

E Vërteta zakonisht trajtohet me kujdes të skajshëm dhe mospranim të plotë

E Enjte, 15 Shtator 2011, në 23:50

Bija Ime fort e dashur, ti tani po dëshmon më shumë hollësira mbi dhimbjen që Unë vuajta gjatë Kryqëzimit Tim. Braktisje. Refuzim. Izolim. Mospranim nga tundjet tallëse të duarve të autoriteteve dhe sidomos nga ndjekës të përkushtuar të Mitë. Madje dhe apostujt e Mi më refuzuan në kohën kur Unë kisha nevojë. Prandaj ti nuk duhet të çuditesh që kjo po të ndodh edhe ty.

Ty gjithashtu t’u tregua sonte një vizion i Imi duke qëndruar para ekzekutuesve të Mi, të cilët Unë duhej t’i dëgjoja kur gënjeshtrat e tyre të ndyra më dënuan Mua dhe të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Po ashtu edhe ti dhe ndjekësit e Mi do të trajtoheni në duart e atyre që nuk mund ta pranojnë të Vërtetën apo që e shohin atë të pakëndshme.

E Vërteta, bija Ime, zakonisht është e trajtuar me kujdes të skajshëm, mospranim të plotë dhe e konsideruar shpesh herë si blasfemuese. Kurrë mos ki frikë, sepse Fjalët që Unë të jap nuk janë gjë tjetër veçse e Vërteta. Ti kurrë nuk duhet të kesh frikë për të publikuar çfarë Unë të jap ty. Përse do të jepja Unë ty të pavërteta? Përse do të përpiqesha Unë t’i nënvlerësoja këto Mesazhe duke lejuar ndonjë të pavërtetë që t’iu hynte atyre ndonjëherë? Sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Vullnetin e Atit Tim. Madje edhe Satani nuk do të lejohet të interferojë me këto Mesazhe, pavarësisht se sa fort ai përpiqet.

Ndërsa këto Mesazhe bëhen më intensive, ato do të bëhen subjekt i shumë debateve dhe talljeve. Megjithatë shumë do të tërhiqen tek ato, sepse përtej gjithë kësaj, ata nuk do të mbesin pa u prekur nga Shpirti i Shenjtë, i cili ua prek shpirtrat e tyre.

Me kohën, ata, fëmijët e Mi, do të më falënderojnë Mua që i ndihmova ata të ecin përmes pengesave të shkurreve me gjemba, të cilat do t’i bllokojnë ata për të mos arritur portat e Parajsës, sepse pa udhëzimin Tim tani, në këtë kohë, ata do të ishin të humbur. Ata nuk do ta gjenin forcën për t’u marrë të sigurt përmes Portave të Parajsës së Re, Epokës së Re të Paqes mbi Tokë, e cila i pret të gjithë ata që më binden Mua dhe Mësimeve të Mia.

Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti