Kerko Mesazhet ketu

Sunday 7 February 2016

Të doni fqinjin tuaj si vetja është shumë më e vështirë nga sa mendoni

E Diel, 4 Shtator 2011, në 22:00

Bija Ime, kjo tani është koha të dëgjosh udhëzimet e Mia për të paralajmëruar fëmijët e Mi për kohët përpara, në lidhje me përgatitjen e të gjithë ndjekësve të Mi që ju duhet të qëndrojnë në lutje të përditshme. Ata duhet gjithashtu të marrin Trupin Tim në formën e Eukaristisë së Shenjtë dhe të luten për shpëtimin e shpirtrave.

Fëmijët e Mi po i kushtojnë më shumë vëmendje Mesazheve të Mia ndërsa ata bashkohen së bashku për t’u lutur për gjithë fëmijët e Mi çdo ditë, përpara se Paralajmërimi të ndodhë.

I vështroni vëllezërit dhe motrat tuaja përmes Syve të Mi, të cilët i shohin ata si krijesa të mrekullueshme të dhëna nga Ati Im i Përjetshëm si një Dhuratë për njerëzimin. Çdo shpirt në fjalë është i dashur njësoj. Asnjë dallim nuk bëhet në Sytë e Atit Tim.

Nëse ju, ndjekësit e Mi, më doni Mua, ju do ta doni Atin Tim. Si rezultat i kësaj, nëse ju jeni të vërtetë në dashurinë tuaj për Atin Tim, ju do t’i doni vëllezërit dhe motrat tuaja. Ju duhet në veçanti të tregoni dashuri ndaj atyre që mund t’ju fyejnë përmes sjelljes së tyre. Disa do t’ju fyejnë, do t’ju tallin dhe do ta dëmtojnë emrin tuaj, gjë që mund t’ju lëndojë ju dhe familjen tuaj. 

Ata mund të jenë të njohur nga ju personalisht, ose ata mund t’ju lëndojnë prej veprimeve të tyre, që mund të ndikojnë keqas në aftësinë tuaj për të veshur dhe ushqyer familjet tuaja. Pavarësisht se sa shumë njerëzit ju lëndojnë, Unë ju kërkoj, në Emrin Tim, të ndiqni udhëzimin Tim. 

Lutuni për ta sidomos për ata që ju lëndojnë. Sepse kur ju luteni për ata, ju e dobësoni urrejtjen e vjellë nga Satani, një urrejtje që mund të lindi mendime për hakmarrje.

Ky është një nga më të vështirët prej të gjitha Mësimeve të Mia. Duajeni fqinjin tuaj ashtu si veten tuaj. Është shumë më e vështirë nga sa ju mendoni. Kur ju të mund ta arrini këtë akt të bujarisë së madhe, ju do të më ndihmoni Mua ta përmbush planin Tim për të shpëtuar më shumë shpirtra.

Mësuesi dhe Miku juaj i dashur
Jezu Krishti