Bija Ime fort e dashur, shërbëtorët e Mi të gjorë do të vijnë me vrap drejt Meje me hidhërim të madh, pasi Liturgjia të jetë dëmtuar dhe shkatërruar përpara Meje. Vetëm kur ajo të ndodhi, ata do ta kuptojnë se Fjala e Hyjit po bëhet e ditur përmes profetes së Hyjit, dhe se ajo është e Vërteta. Fjala e Hyjit është e Vërteta. Ajo mund të jetë vetëm e Vërteta e plotë ose asgjë tjetër, nëse profecitë e dhëna fëmijve të Hyjit janë prej Tij.
Shumë do të mblidhen dhe bashkohen për t'u pregatitur për të më nderuar Mua, sipas mënyrës që më nderon Mua, sepse asgjë nuk do ta pengoj udhën e tyre për të mbështetur Fjalën Time të Shenjtë; Sakramentet e Mia të Shenjta; Meshën Time të Shenjtë dhe Eukaristinë Më Të Shenjtë. Por madje edhe atëherë, shumë nuk do t’i shikojnë gabimet, që do t’ju paraqiten shpirtrave të pafajshëm.
Vetëm kur Kisha e Hyjit të deklarohet të jetë e bashkuar me paganët, dhe praktikat e tyre qesharake, atëherë shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë do ta kuptojnë me të vërtetë se çfarë po ndodh. Vetëm kur simbolet pagane dhe shenjat satanike të fillojnë të shfaqen nga brënda, përmbi dhe nga jashtë hyrjeve të Kishave të Krishtere, ata do të vrapojnë për jetën e tyre.
Do të ketë frikë të madhe në zemrat e tyre, sepse shumë prej tyre, në atë fazë, nuk do të kenë se ku të shkojnë, pasi ata nuk arritën të pregatiten për këtë ditë. Këta do të jenë ata që do të ndiqen sepse nuk ju përgjigjën Thirrjes Sime. Krenaria dhe egoizmi i tyre i pengoi ata ta njihnin Zërin Tim. Sa shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë do të kapen të pavetëdijshëm dhe shumë do të jenë të pafuqishëm kundër sundimit të profetit të rremë dhe bashkpunëtorit të tij, antikrishti. Këta të dy do të jenë mizor në përpjekjet e tyre për të kontrolluar të gjitha kombet dhe kushdo që guxon t’ju dali përpara do të shkatërrohet.
Ndërsa ata shërbëtorë të shenjtë brënda Kishës Sime në Tokë do të ngrihen në kurth nëse nuk janë të pregatitur, janë shpirtrat e besimtarëve, ndjekësve besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, të cilët do të çohen në gabim të rëndë, që më shkakton Mua një dëshpërim të tillë të hidhur. Shumë do të kenë frikë të tradhëtojnë Kishën, madje dhe kur Mësimet e Mia, Doktrina Ime e Shenjtë dhe të gjitha Sakramentet kanë ndryshuar.
Ndërsa ata shërbëtorë të shenjtë brënda Kishës Sime në Tokë do të ngrihen në kurth nëse nuk janë të pregatitur, janë shpirtrat e besimtarëve, ndjekësve besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, të cilët do të çohen në gabim të rëndë, që më shkakton Mua një dëshpërim të tillë të hidhur. Shumë do të kenë frikë të tradhëtojnë Kishën, madje dhe kur Mësimet e Mia, Doktrina Ime e Shenjtë dhe të gjitha Sakramentet kanë ndryshuar.
Le ta dinë ata se asnjë njeri, asnjë prift, asnjë peshkop, asnjë kardinal, asnjë papë, nuk e ka autoritetin të ri-shkruaj Fjalën e Hyjit. Kur ata e bëjnë këtë, ata kanë thyer Ligjin e Hyjit. Vetëm Kisha e Hyjit, e cila mbetet besnike ndaj Mësimeve të Mia, është e palëkundur. Kur kjo lidhje – lidhja kur vetëm e Vërteta të deklarohet në Emrin Tim – është thyer, ata do të ndahen nga Unë. Unë Jam Kisha. Ju, ndjekësit e Mi, shërbëtorët e Mi të shenjtë, jeni pjesa e Imja kur ju i përmbaheni Doktrinës Sime të Shenjtë.
Kisha – Kisha Ime – do të mbetet e palëkundur, sepse e Vërteta kurrë nuk mund të ndryshoj. Ata që ndahen nga Unë nuk mund të jenë pjesë e Kishës Sime mbi Tokë.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/19/no-man-no-priest-no-bishop-no-cardinal-no-pope-has-the-authority-to-re-write-the-word-of-god/