Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 20 October 2013

Mohojeni mëkatin dhe ju më mohoni Mua

E Premte, 4 Tetor 2013, ora 23:44

Bija Ime fort e dashur, asnjë njeri nuk mund të më luftoj Mua dhe të presi shpëtimin e përjetshëm, nëse nuk dorëzohet plotësisht tek Unë. Të gjithë fëmijët e Hyjit duhet ta dinë se koha po afrohet kur bota ta mësoj se Thirrja Ime Finale është pothuajse afër.

Kurrë mos ju trëmbni Thirrjes Sime. Mirëpriteni atë, sepse Un
ë ju sjell Dashuri, Paqe dhe Shpëtim. Më shpërfillni Mua dhe është në dëmin tuaj, sepse Unë ju jap vetëm aq kohë sa t’i përgjigjeni Thirrjes Sime nga Qielli.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur – pavarësisht se kush jeni – do ta gjeni veten të izoluar 
së shpejti dhe të shkëputur nga Prania Ime e Vërtetë. Prania Ime, Fjala Ime dhe Mësimet e Vërteta të Hyjit do të ndalohen dhe ju do ta gjeni veten në një gjëndje shumë të vetmuar. Ata prej jush që i qortojnë dhe i tallin këto, Mesazhet e Mia të Shenjta të Dashurisë për botën, do të mbeten të habitur se si mund të jetë kjo, kur ju të ndiqni udhën e mashtrimit. Sa më larg të ecni në këtë udhë, aq më të madhe do ta krijoni largësinë mes shpirtrave tuaj dhe Mëshirës Sime.

Kur ju më doni Mua, ju do të besoni në Mësimet e Mia. Nëse ju më njihni Mua, ju do ta njihni Fjalën Time të Shenjtë tek Shkrimet e Shenjta. Nëse ju më njihni Mua dhe pranoni se Unë do ta lejoja ndonjëherë Fjalën Time të Shenjtë të kthehej në diçka që nuk është, pa ndërhyrje nga Ana Ime, atëherë ju nuk mund të thoni se më njihni Mua. Nëse ju besoni se Unë, Biri i njeriut, I Cili vdiq nga një vdekje brutale, për hatrin tuaj, për t’ju shpëtuar nga mëkati, do të rrija duarkryq dhe të pranoja një situatë të tillë, atëherë ju e mohoni Fjalën e Hyjit.

Mohojeni mëkatin dhe ju më mohoni Mua. Pranojeni mëkatin si t
ë jetë një gjë e mirë apo besoni, për një moment, se Unë do ta justifikoj atë, pa pendesë, atëherë ju nuk mund të kërkoni më një vënd në Mbretërinë Time. Unë ju paralajmëroj se kjo periudhë që vjen do t’ju çoj në udhën më të rrezikshme të shkatërrimit, nëse nuk qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.

Fjala Ime është e Përjetshme. Mbretëria Ime është e juaja kur ju e pranoni Fjalën Time ashtu si ju është dhënë. Guxoni ta modifikoni atë apo të pranoni ndonjë formë të adoptimit të ri dhe ju do të vuani për këtë. Zemërimi Im është shtuar tani, ndërsa shikoj se sa pak respekt shumë nga ju tregoni ndaj të Vërtetës ashtu si ishte e shkruajtur në Librin e Atit Tim. Nuk mund të ketë të Vërtetë tjetër. Çdo formë devijimi kurrë nuk mund të pranohet nga Hyji. Asnjë argument. Asnjë arsyetim njerëzor. Asnjë përjashtim. E Vërteta do të jetoj Përjetësisht. Gënjeshtrat do t’ju çojnë në krahët e bishës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/04/deny-sin-and-you-deny-me/