Wednesday, 2 October 2013

Në Ardhjen Time të Dytë, Unë do të gjykoj çdo person që mbetet i gjallë në Tokë në atë kohë sipas asaj që ata kanë bërë për Lavdinë e Zotit

E Mërkurë, 18 Shtator 2013, ora 17:08

Bija Ime e dashur, kur Unë thashë se Unë do të vij përsëri për të gjykuar të gjallë dhe të vdekur, pikërisht këtë doja të thosha. Gjykimi i Parë duhet të përmbushet dhe me anë të kësaj, Unë dua të them se në Ardhjen Time të Dytë Unë do të gjykoj çdo person që mbetet i gjallë në Tokë në atë kohë, sipas asaj që ata kanë bërë për Lavdinë e Zotit. Gjykimi Im do të jetë i ashpër, sepse Mëshira Ime do të ketë rënë mbi Tokën deri atëherë.

Ata prej jush që qëndrojnë të pabindur deri në fund, me anë të refuzimit tuaj për Mua – edhe pse e Vërteta do t’ju jetë bërë e njohur – do të flaken tutje nga Unë. Ju kurrë nuk do ta pranoni Mëshirën Time, pavarësisht se si Unë ju bëj thirrje për shpëtim. Mohimi dhe urrejtja juaj për Mua do t’ju sjelli vuajtje të përjetshme dhe Unë do të derdh lotë të hidhur dhe trishtimi për ju. O sa shumë do ta kërkoni rehatinë e Tokës, edhe pse ju e kaluat kot jetën tuaj atje në ndjekje të liga të kënaqësive mëkatare dhe pushtetit dhe ku ju shtypët të tjerët. Toka do të duket si një parajsë e humbur për kaq kohë kur ju të klithni për Ndihmën Time në thellësitë e errësirës.

Ata prej jush që më duan Mua, por që i kanë shpirtrat e tyre të shkatërruar nga mëkati, nuk duhet të keni frikë sepse Unë do t’ju mbështjell me Mëshirën Time kur ju ta kërkoni atë. Të gjithë mëkatarët do të shpëtojnë kur ta shpengojnë veten në Sytë e Mi, pavarësisht se sa të rënda janë mëkatet e tyre.

Të gjallët që janë në Favorin Tim do të ngjiten në Parajsën Time të Lavdishme. Ata përfshijnë çdo mëkatar, çdo besim, çdo rracë, që më ka thirrur Mua, Shpëtimtarin e tyre, Birin e njeriut, dhe të gjithë ata që më kërkojnë Mua t’i shpëtoj.

Unë do të ngre të vdekurit, ata që janë pastruar në thellësitë e Purgatorit, si dhe ata që presin me durim në Qiell, për ardhjen e kësaj Ditë të Madhe. Pjesa tjetër do të dëbohet.

Koha juaj në Tokë është vendosur nga Ati Im dhe kjo ditë është akoma e paditur për Mua, por Unë ju them këtë. Ju, të këtij brezi, do të mblidheni dhe do të çoheni në Parajsën Time të Re kur Qielli dhe Toka të bëhen një. Ju është dhënë koha të pregatiteni, prandaj përdoreni atë për vlerësim të mirë, pasi ju mund të keni Jetën e Përjetshme dhe ta ndani atë me të dashurit tuaj. Unë tani ju kërkoj që ta dedikoni çdo të dashurin tuaj, familjen tuaj, miqtë tuaj dhe kombet tuaja tek Unë, që Unë t’i mbuloj ata me Mbrojtjen e Gjakut Tim të Shtrenjtë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: