Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t’i kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë të kenë kujdes për thirrjen për të ndjekur periudhën e qetë të lutjeve, e cila do të paraqitet për t’i bindur ata të pranojnë një betim të ri besnikërie, e cila do t’i bëj të pavlefshme – nëse ata pranojnë ta bëjnë këtë – betimet e tyre më të shenjta, që ata më bënë Mua, Jezu Krishtit.
Masoneria kishtare ka arritur tani nivelin më të lartë të pushtetit branda Kishës Sime Më Të Shenjtë mbi Tokë dhe ajo së shpejti do të diktoj liturgjinë e saj të re, e cila do të jetë në kundërshtim të hapur me Vullnetin Tim Më Të Shenjtë. E krijuar nga armiqtë e Hyjit dhe e maskuar si një adoptim i ri për t’ju përshtatur pushteteve politike, që kërkojnë ta ndalojnë Krishtërimin, ajo do të paraqitet kaq shpejt sa shumë nga brënda Kishës Sime do të habiten.
Ata do lëndohen kur të shikojnë një paturpësi të tillë, por zërat e shërbëtorëve të Mi besnikë nuk do të dëgjohen në publik, sepse ata, Masonët, kontrollojnë se si kjo liturgji e re do të pranohet në çdo mënyrë. Çdo kundërshtim i ngritur në dioqezat nëpër botë do të shpërfillet dhe do të hidhet tutje. Justifikimi do të jetë se Kisha ka nevojë për të rekrutuar të rinjtë që janë larguar prej saj. Duke i bërë apel botës jobesimtare, ata do të thonë se kjo do të konvertoj më shumë njerëz përmes një liturgjie të re.
Oh sa mashtruese do të jetë kjo paturpësi dhe sa shumë do t’i besojnë gënjeshtrat, që do të largojnë kaq shumë nga e Vërteta. Libri i të Vërtetës ishte parathënë nga profeti Daniel me qëllim që fëmijët e Hyjit kurrë të mos e harronin të Vërtetën kur ata të mbyten në gënjeshtrat që do ta pushtojnë Kishën Time mbi Tokë.
Pranojeni të Vërtetën e vendosur nga Kisha Ime në Tokë. Mos i pranoni ligjet e reja, që do të detyroheni t'i pranoni në Emrin Tim Të Shenjtë, gjë që do të çoj në sakrilegj.
Jezusi juaj