Bija ime, shumë shenja do të bëhen të njohura nga Qielli, mbi çatitë e Kishave të Birit tim, kur ndryshimet finale të bëhen në Liturgjinë e Meshës së Shenjtë. Të gjithë ata që i mbajnë sytë hapur dhe veshët gati do të dëshmojnë Zemërimin e Birit tim në një mënyrë që nuk mund të shpëtojnë pa e vënë re.
Biri im premtoi se Ai do ta bënte të njohur Zemërimin e Tij kur ata, brënda Kishës së Tij në Tokë, ta kryqëzojnë Atë përsëri duke e shkatërruar Trupin dhe Gjakun e Tij gjatë Sakrificës së Shenjtë të Meshës. Bubullimat dhe vetëtimat, të shoqëruara me stuhi të mëdha, do t’i përfshijnë njerëzit rrëmbimthi. Më shumë përmbytje do të dëshmohen, kur mëkatet e njeriut të fshihen kur ata të fillojnë të shikojnë ndëshkimet nga Hyji, të cilat do të vërshojnë mbi njerëzimin.
Skllevër të mëkatit – madje edhe ata që e duan Birin tim dhe që qëndrojnë besnikë ndaj Meshës së Shenjtë – dhe kështu ata nuk do ta dallojnë ndryshimin kur ligësia t’ju paraqitet. Kujtojeni, Mesha e Shenjtë thuhet për të përkujtuar vdekjen e Birit tim dhe ku Prania e Vërtetë e Birit tim bëhet e njohur. Së shpejti, ata nuk do ta pranojnë të Vërtetën dhe mesha e re do të bëhet një ceremoni pagane. Ajo ditë ka akoma për të ardhur dhe do të ndodhi papritur dhe papandehur – kaq shpejt do të lëviz profeti i rremë. Tani është koha për pregatitje. Të gjithë ata shërbëtorë të shenjtë, që do të mbeten besnikë ndaj Eukaristisë Më Të Shenjtë dhe që do t’i përmbahen Fjalës së Shenjtë të Hyjit, duhet të fillojnë pregatitjet e tyre tani.
Për të qëndruar besnikë ndaj Kishës së Birit tim në Tokë, ju duhet të jeni të pregatitur për të ushqyer grigjën e Tij me Ushqimin e Jetës, që është Eukaristia e Tij e Shenjtë. Ky është betimi që ju keni bërë ndaj Jezu Krishtit kur ju thatë se do t’i shërbenit Atij dhe do të ofronit Trupin dhe Gjakun e Tij, përmes Meshës së Shenjtë, tek të gjithë ata që kërkojnë shpëtim. Ky betim duhet të nderohet deri në ditën e fundit.
Mos ju trëmbni kohëve përpara, kur armiqtë e Hyjit do të përpiqen ta përdorin Emrin e Tij të Shenjtë për të pranuar mëkatin dhe për ta bërë atë të pranueshëm për të gjithë; kur ata do ta heqin Trupin dhe Gjakun e Tij për të gjithë. Kjo nuk do të ketë rëndësi nëse ju vazhdoni t’i shërbeni Birit tim në çfarëdo mënyre të mundeni.
Shkoni në paqe me shpresën se të gjithë ju që e doni Birin tim do të bekoheni me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, që të jeni të aftë të dalloni të Vërtetën.
Nëna juaj e Bekuar
Nëna e Shpëtimit