Bija Ime më e dashur, Dora Ime e Drejtësisë ka rënë mbi botën dhe Unë do t'i ndëshkoj ata që lëndojnë fëmijët e Mi, në trup dhe në shpirt. Ju duhet t’i trëmbeni Zemërimit Tim si dhe ta pranoni Mëshirën Time.
Unë do të ndërhyj tek kombet tuaja për të ndaluar rritjen e shkallëzuar të luftrave dhe nëse Unë duhet të shkatërroj qytete për të ndaluar përhapjen e të ligut, atëherë Unë do ta bëj këtë. Ndërsa ligësia e njeriut përhapet si një virus, Unë do t’i copëtoj ata shpirtra në dysh dhe do t’i godas ata. Sa më shkaktojnë Mua neveri mëkatet e liga të abortit, luftës, vrasjes dhe mashtrimi i atyre që ndihmojnë në përhapjen e mëkatit.
Ata do ta paguajnë çmimin për këtë tani.
Ata në pozitat politike, që kontrollojnë dhënien e mundësisë së abortit, do të jenë të parët të ndëshkohen. Prisni tani pasi ju do të shikoni se si ata do të vuajnë për barbarizmat që ata i lejojnë përpara Meje. Ato grupe, që komplomentojnë zhdukjen e popullsisë së botës përmes abortit, do të vdesin në agoni prej Dorës Sime. Drejtësia do të kryhet përfundimisht mbi ata, pasi Unë nuk do t’i lejoj më ata të shkaktojnë ligësi të tillë mbi fëmijët e Mi. Pohimet e tyre arrogante, se ata po veprojnë në interes të njerëzimit, do të heshten, sepse ata e kanë larguar veten e tyre nga Unë dhe tani ata do të kenë fare pak kohë për t'i shpenguar shpirtrat e tyre.

Atyre që ju është dhënë përgjegjësia për t’ju mësuar fëmijëve të Mi të Vërtetën e Ungjillit do t'ju duhet ta dëgjojnë këtë Premtim. Unë do t’ju lartësoj kur ju tregoni të Vërtetën, por Unë do t’ju hedh në humnerë, nëse apo kur ju nuk e respektoni Eukaristinë e Shenjtë. Dhe ndërsa gënjeshtarët do t’ju bindin mbi nevojën për të ndryshuar të Vërtetën dhe t’ju persekutojnë, kjo nuk do të jetë asnjë si errësira, që Unë do të hedh mbi mbarë Tokën. Më pas do të ketë vajtime dhe kërcitje dhëmbësh, por askush nuk do t’ju dëgjoj. Ju nuk do të shikoni më, as nuk do të dëgjoni asgjë, por ju do të ndjeni dhimbjen e atyre shpirtrave që ju i shkatërruat për shkak të braktisjes, për të cilën ju ndihmuat të ndizej deri kur ajo përfshiu shpirtrat e atyre shërbëtorëve të shenjtë që ju udhëzoni.
Trëmbuni nga Zemërimi Im, sepse ai do të bier mbi ju papritur dhe atëherë do të jetë tepër vonë për ju. Ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën Time. Unë po ju jap të gjithë atyre liderave që kontrollojnë Kishat e Mia në Tokë këtë paralajmërim final.
Dështimi ndaj mbrojtjes së Fjalës së Hyjit apo ndaj ruajtjes së Eukaristisë së Shenjtë do të çoj në vdekje dhe dëshpërim. Unë nuk do t’ju lejoj juve kohën për të shkatërruar shpirtrat që janë vënë në shënjestër nga armiqtë e Mi.