E Mërkurë, 16 Tetor 2013, ora 23:27 Bija Ime fort e dashur, trinia më mëkatare, e përbërë prej tre armiqëve të Mi, profeti i rremë, antikrishti dhe dragoi, që është Satani, do të ngrihet tani në kundërshtim të hapur kundër Trinisë Më Të Shenjtë. Dijeni se ata kanë me mijra e mijra dishepuj të devotshëm dhe ndërsa koha po afron, shumë ceremoni sekrete dhe të shëmtuara do të kryhen për të nderuar gjarpërin. Kaq i kujdesshëm është gjarpëri për të mos e zbuluar veten e tij të vërtetë, sa qëllimet e tij vërtetë djallëzore kundër çdo fëmije të Hyjit janë të maskuara, dhe ai e tregon veten e tij tek ata pak të zgjedhurit e tij si një princ tërheqës dhe i bukur, ku ai shfaqet para tyre në mënyrën më joshëse. Ashtu si janë komunikuar profetët e Mi të zgjedhur, po ashtu dhe gjarpëri i jep antikrishtit mesazhe të veçanta, të cilat ai i dokumenton me kujdes dhe pastaj i ndan me hierarkinë e tij në Tokë. Këto mesazhe përmbajnë udhëzime për të rrëzuar Kishën Time, në pregatitje për antikrishtin që ta marri fronin e tij dhe ta mashtroj botën të besoj se ai është Krishti, Shpëtimtari i Botës. Dëgjoni tani, të gjithë ju që e shpërfillni këtë paralajmërim. Së shpejti, shumë nga dishepujt e Mi, që më duan Mua, por që nuk besojnë në këto Mesazhe, do të hasin rrezik të madh. Plani për t’ju larguar nga Unë ka filluar, dhe nëse ju nuk qëndroni të kujdesshëm dhe vigjëlent, ju do të josheni drejt strofullës së errësirës. Ai, antikrishti, do të imitoj çdo aspekt të Hyjnisë Sime, të treguara këto nga gjarpëri. Ai, gjarpëri, e vëzhgoi Kryqëzimin Tim dhe vetëm ai ka njohuri mbi hollësirat, që kanë të bëjnë me këtë ngjarje të tmerrshme. Ai do të më talli Mua duke i udhëzuar shërbëtorët e tij të devotshëm t’i ri-përpunojnë ritualet, në të kundërt, në Kishën Time. Fjala Ime do të hiqet dhe pjesë të reja të turpshme do të shtohen në Të, me qëllim që të nderoj bishën dhe shumë nuk do t’i kuptojnë pasojat. Merruni me djallin dhe vëreni veten tuaj në kontrollin e tij dhe kjo do t’ju çoj drejt sprovave të mëdha. I përsërisni fjalët e ndyra që ai do të fusi mes jush dhe ju do ta hapni shpirtin tuaj tek ai. Adhurojeni atë, duke e dashur antikrishtin kur ai të marshoj me arrogancë para jush dhe ju do ta fusni atë në zemrat tuaja, dhe jo Mua. Gjithçka që Unë ju kam mësuar do të jetë e kundërt, përmbys, dhe anasjelltas. Për arsyen se shumë nuk i kuptojnë me të vërtetë Mësimet e Mia dhe se pak prej jush e kanë dëgjuar me kujdes Ungjillin, në lidhje me ngjarjet që çojnë drejt Ardhjes Sime të Dytë, ju nuk do të jeni më të mënçur. Oh sa më thyhet Zemra Ime kur duhet t’ju zbuloj këtë lajm. Sa do të doja Unë që ju të mos vuanit kështu. Por, Unë ju premtoj, Unë do t’ju lehtësoj dhimbjen dhe sundimi i tij, kur të ndodhi, do të jetë i shpejtë.
Shpirtrave që janë kapur pafajësisht në këtë shpërfytyrim të Hyjnisë Sime, do t’ju tregohet Mëshira Ime. Për fat të keq, ata që besojnë se do të mbretërojnë në një parajsë, e premtuar atyre nga mashtruesi, do ta gjejnë veten të hedhur në liqenin e zjarrit ku do të vuajnë përjetësisht. Nuk do të ketë njeri për t’i ndihmuar ata, sepse ata do të kenë gëlltitur gënjeshtrat, e sajuara për të fituar besimin e tyre, të cilat do të çojnë në humbjen e shumë shpirtrave që do ta ndjekin verbërisht doktrinën e tyre të rreme. Lutuni për Mëshirë për ata që do të mashtrohen nga mbreti i errësirës.
Jezusi juaj https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/16/the-serpent-gives-the-antichrist-special-messages-which-he-documents-carefully/