Bija Ime fort e dashur, është dëshira Ime që të gjithë priftërinjtë e Mi, në çdo besim të Krishterë, të fillojnë t'i ruajnë Sakramentet Më Të Shenjta. Ata në Kishën Katolike do të jenë të parët të dëshmojnë shkatërrimin dhe dhunimin e Sakramenteve. Ata që janë besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, do të pregatiten me kujdes për këtë shkretëtirë të tmerrshme në të cilën Kisha Ime do të fundoset.
Ju duhet të pregatiteni tani, sepse do të jetë përmes besnikërisë suaj që të gjithë fëmijët e Hyjit do të jenë në gjëndje të marrin Sakramentet në formën e tyre të shenjtë.
Të gjitha kishave të tjera të Krishtere Unë ju them këtë. Kujtojeni veten për Premtimin Tim për të ardhur përsëri në Ditën e Madhe dhe Të Lavdishme të Ardhjes Sime të Dytë. Dijeni gjithashtu, se në vitet që do të çojnë tek kjo, se të gjithë ata që më ndjekin Mua do të përballen me sprova të tmerrshme. Ata që do të arrijnë sukses në pozita të reja në fuqi, brënda të gjitha besimeve tuaja, do të udhëhiqen nga profeti i rremë dhe të gjithë do të shqiptojnë fjalët e tij dhe do të kopjojnë veprimet e tij.
Të gjitha kishave të tjera të Krishtere Unë ju them këtë. Kujtojeni veten për Premtimin Tim për të ardhur përsëri në Ditën e Madhe dhe Të Lavdishme të Ardhjes Sime të Dytë. Dijeni gjithashtu, se në vitet që do të çojnë tek kjo, se të gjithë ata që më ndjekin Mua do të përballen me sprova të tmerrshme. Ata që do të arrijnë sukses në pozita të reja në fuqi, brënda të gjitha besimeve tuaja, do të udhëhiqen nga profeti i rremë dhe të gjithë do të shqiptojnë fjalët e tij dhe do të kopjojnë veprimet e tij.
Mjerë ata që mbajnë anën e profetit të rremë sepse ai është antiteza e Gjon Pagëzorit dhe do të paraprij antikrishtin i cili do të sundoj mbi të gjithë ju.
Ju do të jeni të mbrojtur nga Unë, sepse së shpejti Unë do të jem gjithçka që keni për t’ju udhëzuar juve. Vetëm Unë mund të besohem për t’ju treguar të Vërtetën kur të përfshiheni nga herezitë, të cilat do t’ju paraqiten si forma e re e teologjisë së Krishtere moderne. Sa dinak është Satani, sepse ai kurrë nuk do të trondisi – në të kundërt ai, përmes atyre që i shërbejnë atij – do t’ju tërheqi juve drejt një interpretimi të ri, të shtrëmbëruar dhe të kthyer përmbys të Fjalës Sime Më Të Shenjtë.
Planet janë hartuar, nga trinia jo e shenjtë, ku gjithçka që është e Vërtetë do të hidhet poshtë. Gjithçka që e josh botën jo-besimtare, kur lakmia njerëzore dhe dëshira për ta shpërfillur mëkatin, do t’ju paraqitet besimtarëve përmes të gjitha Kishave të Krishtere. Kjo ditë është e shkruajtur në gur dhe do të jetë fyerja përfundimtare, e lejuar nga Hyji, përpara se Ai të më dërgoj Mua, Birin e Tij të vetëm, për t’i mbledhur të gjithë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit. Kur gënjeshtrat t’ju tregohen, ato do të duken të jenë një gjë e mirë. Stampa e përulësisë do të jetë e zakonshme tek të gjitha kishat tuaja, pasi ajo do të adoptohet prej atyre që do t’ju mashtrojnë.
Çdo veçori, e shoqëruar me Mua – Dashuria Ime për të varfërin; Dashuria Ime për të dobëtin dhe të përulurin; mos-aprovimi Im për lakminë, vesin dhe joshjen, do të përdoren si pjesë e argumentave të bëra për t’ju detyruar të pranoni këtë doktrinë të re – këtë fe të re mbarë botërore, për të pregatitur botën për sundimin e antikrishtit.
Pasi Jam një Zot i dashur, juve po ju jepen këto paralajmërime për t’ju shpëtuar. Më dëgjoni Mua tani. E gjitha që Unë kërkoj është një gjë. Qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. Fjala Ime e Shenjtë ju është dhënë, në Biblën e Shenjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj. Por armiqtë e Hyjit do ta shtrembërojnë kuptimin e saj. Kur kjo të ndodhi, refuzojini ata që ju thonë se Hyji do t’i aprovonte ndryshime të tilla. Asgjë nuk mund të jetë kaq e largët nga e Vërteta.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/15/the-plans-have-been-drawn-up-by-the-unholy-trinity-where-all-that-is-true-will-be-banished/