Friday, 4 October 2013

Katër mbretëri të fuqishme do të krijohen si burimi kryesor nga të cilat luftrat do të dalin

E Shtunë, 21 Shtator 2013, ora 12:22

Bija Ime e dashur, shumë do të ndodhi në botë kur fuqia e profetit të rremë të rritet dhe kushdo që guxon ta sfidoj atë do të shpërfillet, madje edhe në vëndet më të larta brënda Kishës Sime.

Mosmarrveshjet politike do të kenë efekt në katër pjesët e Tokës. Katër mbretëri të fuqishme do të krijohen si burimi kryesor nga të cilat luftrat do të dalin. Ndërsa këto mbretëri fuqizohen, ato do të kontrollojnë shumë pjesë të botës, por jo të gjitha, sepse kjo nuk do të lejohej nga Ati Im.

Secila nga këto kombe do të luftojnë mes tyre, edhe pse do të deklarojnë të punojnë së bashku. Ndërsa shtohet mosbesimi, ata do të përpiqen t’ja kalojnë njëri tjetrit dhe pastaj do të filloj luftimi. Ata do të shkatërrojnë shumë pjesë të kombeve të tyre të shkreta. Popujt mbi të cilët ata do të qeverisin do t’ju mbetet fare pak forcë, ku demokracia do të varet në një fije peri. Do të jenë këta njerëz të pafajshëm dhe të vuajtur ata që do të marrin Mbrojtjen e Zotit nëse e kanë Vulën e Zotit të Gjallë.

Kurrë mos e nënvlerësoni këtë Dhuratë falas të Zotit. Vula e Zotit të Gjallë do t’ju mbroj nga vdekja fizike dhe shpirtëtore gjatë luftrave. Ju lutem ta jepni këtë tek sa më shumë njerëz të mundeni në çdo shtet.

Egjipti dhe Siria do të përfshihen në një luftë të fuqishme, që do të ketë pasoja për Izraelin. Armiqtë e Çifutëve janë të shumtë. Të gjitha luftrat që kanë në shënjestër dhe përfshijnë këto dy vënde do të çojnë në një betejë finale, që do të përfshij Izraelin dhe ata do të vuajnë genocidin më të keq të dëshmuar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rënia dhe ngritja e Jeruzalemit është treguar më parë dhe këto beteja duhet të ndodhin para se të përmbushen profecitë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: