Bija Ime fort e dashur, është një koncept i madh i gabuar se çfarë e bën një burrë apo një grua të shenjtë në Sytë e Mi.
Shumë njerëz në botë e kanë të vështirë ta ndjekin praktikën e Besimit të Krishterë kur vjen puna tek lutja. Sa shumë njerëz të mirë dhe mirëdashës e kanë të vështirë të ulen me qetësi për të medituar qetësisht mbi Mësimet e Mia të Mëdha të dhuruara botës për t’i bërë ata të kuptojnë se çfarë kërkohet prej tyre. Unë nuk bëj kërkesa të mëdha. Unë nuk i detyroj shpirtrat të kalojnë orë të tëra përpara Meje dhe prapë, Unë Jam kaq i kënaqur kur shpirtrat e përulët e bëjnë këtë – por kjo është një gjë e rrallë.
Në këtë mënyrë Unë dëshiroj të zhvilloj një lidhje intime me të gjithë fëmijët e Hyjit. Unë thjesht dua të dëgjoj zërin tuaj të vogël të më thërrasi Mua kur ju do të dëshironit t'i ndanit mendimet tuaja private; hidhërimin tuaj; gëzimin tuaj; shqetësimet tuaja, dështimet tuaja dhe dëshirën tuaj për Mua, që Unë ta bëj Veten Time të Pranishëm dhe të dëshmohem prej jush.
Kurrë më parë në historinë e botës Hyji nuk do ta lejonte Veten të ndjehej, brënda atyre shpirtrave që e kërkojnë Atë tani – përmes Meje, Birit të Tij të vetëm. Me Fuqinë e Hyjit, Atit të Gjithëpushtetshëm – Unë vij madje edhe para më të ulëtit, më të padenjit, më të ngatërruarit, shpirtit më të munduar, për t’ju dhënë Dhuratën për të dëshmuar Praninë Time.
Si e bëj Unë këtë? Si do ta dini se Unë komunikoj me ju? Unë do t’ju mbush si fillim me lotët e kthimit në besim. Ju do të filloni të ndjeni trishtim të madh ndërsa ju përjetoni Kryqëzimin Tim. Ju do ta shikoni jetën, madje dhe në situatat e përditshme, përmes Syve të Mi. Ju do të tërhiqeni drejt të tjerëve, të cilët do të jenë mbushur tashmë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.
Unë nuk zgjedh ata që ju besoni se janë më të denjë, më të shenjtë, më të bekuar, më të disiplinuar se ju. Unë zgjedh vetëm ata që vijnë tek Unë me përulësi të plotë, ku vullneti i tyre i lirë është braktisur me dëshirë prej tyre, me qëllim që ai të mund të bëhet Vullneti Im.
Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do ta njihni paqen e vërtetë. Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do të më thoni Mua:
“Jezus Vullneti Yt është e gjitha që ka rëndësi. Vullneti im i lirë është i Yti. Bëj me atë ashtu si Ti dëshiron.”
Kur një shpirt më thotë Mua këtë, ata janë shërbëtorët e Mi të vërtetë dhe ata janë arsyeja që Unë mund të shpëtoj të tjerët, që janë tepër kokfortë për të njohur kuptimin e të qënurit të bashkuar me Mua.
Unë mund të bëj shumë gjëra dhe të krijoj shumë mrekullira, kur vullneti i lirë, i dhuruar çdo personi nga Ati Im, më ofrohet Mua, Birit të Tij. Kjo është fuqia më e madhe, që do të eleminoj fuqinë e bishës kur ai të vij në pushtet. Ejani tek Unë dhe dhurojeni vullnetin tuaj të lirë tek Ati Im, për t’i sjellë lirinë racës njerëzore. Ju lutem ta recitoni këtë Lutje të veçantë të Kryqëzatës:
Lutja e Kryqëzatës (123) Dhurimi i vullnetit të lirë tek Hyji
Jezusi im më i dashur, dëgjoje këtë lutje nga unë, një shpirt shumë i pavlerë, dhe më ndihmo të të dua Ty më shumë. Me vullnetin tim të lirë, unë ta ofroj Ty përsëri këtë Dhuratë, i dashur Jezus, që të mund të bëhem shërbëtori Yt i përulur dhe të qëndroj i bindur ndaj Vullnetit të Hyjit.
Vullneti im është Vullneti Yt. Urdhri Yt do të thotë se unë jam i bindur ndaj çdo Dëshire Tënde. Vullneti im i lirë është i Yti për të bërë me të çfarëdo që të kërkohet për të shpëtuar të gjithë njerëzit, kudo nëpër botë, që janë të ndarë nga Ti. Unë e dhuroj këtë Dhuratë, që m'u dha në lindje, në Shërbimin Tënd Më të Shenjtë. Amen.
Sa më shumë të filloni të më njihni Mua, aq më shumë ju do të kuptoni dy gjëra. Mësimet e Mia kurrë nuk kanë ndryshuar. Unë i dua të gjithë shpirtrat.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/02/there-is-a-great-misconception-as-to-what-makes-a-man-or-woman-holy-in-my-eyes/
Sa më shumë të filloni të më njihni Mua, aq më shumë ju do të kuptoni dy gjëra. Mësimet e Mia kurrë nuk kanë ndryshuar. Unë i dua të gjithë shpirtrat.
Jezusi juaj