Bija Ime fort e dashur, gjithmonë kujtoi ata që besojnë tek Unë, por që nuk e kanë idenë se Ardhja Ime e Dytë po afrohet, se ata gjithmonë duhet të jenë vigjëlentë ndaj shenjave që ishin profetizuar në Librin e Atit Tim, për periudhën që do të paraprij Ditën e Madhe.
Braktisja e madhe është shenja e parë. Kjo është kur besimi tek e Vërteta – Fjala e Hyjit – zhduket dhe kur mëkati është lavdëruar në çdo pjesë të botës. Shenja kur Ardhja Ime e Dytë të afrohet shumë, është kur përçarja e madhe e mbërthen Kishën Time në Tokë nga brënda.
Kur të shikoni ata që thonë se janë zgjedhur nga Unë për të udhëhequr Kishën Time në Tokë të angazhohen me botën jobesimtare për të fituar favore, ju do ta dini se ndryshimet kanë filluar. Kur të shikoni Sakrificën e Madhe – Kryqëzimin Tim – të debatohet dhe kuptime të reja t’i bashkangjiten Eukaristisë Sime, ju do ta dini se Kisha Ime do të flaket në shkretëtirë.
Me Kishën Time, Unë i referohem atyre që nuk devijojnë nga e Vërteta dhe që vazhdojnë, si më parë, të pranojnë Fjalën e Hyjit. Kisha Ime e Vërtetë do të hidhet jashtë Romës dhe do t’i duhet të duroj një numër vitesh në dëshpërim. Ajo do të shkelet nga paganët dhe do të vuaj, por prej Hirit Tim, ajo do të mbetet e pacënuar dhe ata shpirtra të guximshëm që do të refuzojnë të më braktisin Mua do t’ju jepen Dhurata të jashtëzakonshme nga Unë. Kur paturpësia, e ashtu quajtur ‘mrekulli’, shërime dhe gjeste të përulësisë së rreme dhe dashuria për njerëzimin të dëshmohen në bërthamën e Kishës Sime, ndërhyrjet e mrekullueshme të vërteta nga Unë do të shihen.
Unë, përmes Grupeve të Mia të Kryqëzatës së Lutjeve, do t'i bëj të ditur atyre që i tallin dhe i fyejnë ata, Praninë e Shpirtit të Shenjtë. Shumë mrekulli do të hidhen mbi Grupet e Lutjeve të Mia dhe mbi ata që i recitojnë Lutjet si një dhuratë për të ndihmuar dishepujt e Mi të dashur të përballojnë persekutimin fetar.
Persekutimi për të cilin Unë flas është kryesisht një persekutim shpirtëror. Dishepujt e Mi të vërtetë, dhe Unë dua të them të gjithë të Krishterët, të çdo emri, ngado, do të shikojnë me hidhërim të madh kur do t’ju duhet të dëshmojnë mashtrimin e madh, që do të bier mbi Kishën Katolike. Kisha Katolike do të përkrahi botën jobesimtare dhe do të deklaroj se mëkati mortor nuk do të ekzistoj më. Mëkati nuk do të njihet dhe me qëllim që të mashtrojnë të pafajshmit, atyre do t’ju thuhet se nuk është e vështirë të hyjnë në Mbretërinë Time.
Rrëfimet do të ndalojnë në formatin e tanishëm. Njerëzve do t’ju thuhet të kërkojnë shpengim sipas mënyrës së tyre, dhe si të tillë, shumë as që nuk do ta marrin mundimin të kërkojnë Faljen Time. Ata nuk do ta bëjnë këtë, sepse nuk do ta pranojnë më që mëkati shkaktohet qëllimisht dhe, për këtë arsye, Hyji do t’i fali të gjithë. Ky është gabimi që ishte parathënë dhe që do të çoj miljona drejt zjarreve të Ferrit dhe ata do të çohen atje nga profeti i rremë dhe nga antikrishti.
Së shpejti, të gjitha festat dhe festivalet pagane do të integrohen brënda Kishave Katolike ngado. Paganët dhe ata që e urrejnë Hyjin do të jenë të ftuar mbi altarët përpara tabernakullave. Kjo festë do të deklarohet të jetë forma e re e Bashkimit – të gjithë fëmijët e Hyjit të bashkuar së bashku për të respektuar besimet e njëri tjetrit dhe të drejtat e njeriut. Juve, ndjekësve të Mi, do t’ju kërkohet të tregoni respekt për ata që duan ta shkatërrojnë Praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë. Ju do të akuzoheni se jeni i anti-Krishterë nëse nuk e përkrahni paganizmin. Kjo është se si ju të gjithë do të gënjeheni. Kjo është se si Unë, Jezu Krishti, do të poshtërohem. Ata do të bëjnë të njëjtën gjë nëpër shkolla, me qëllim që ta zhdukin Krishtërimin. Ata do të bëjnë të njëjtën gjë në qarqet politike, kur gjithçka që ka të bëj me Mua do të fshihet. Asnjë besim tjetër fetar nuk do të vihet në shënjestër me urrejtje të tillë. Krishtërimi, për arsyen se është e Vërteta, do të shkatërrohet.
Çfarë ju nuk kuptoni është, se duke u bërë pjestarë të vullnetshëm në këtë shkatërrim djallëzor, shpirtrat tuaj do të errësohen dhe me kalimin e kohës ju do ta braktisni shpëtimin tuaj.
Më tradhëtoni Mua dhe Unë do t’ju fal. Më mohoni Mua dhe Unë do t’ju fal. Por, kur ju më poshtëroni Mua dhe i premtoni besnikëri bishës, ju shkëputeni plotësisht nga Unë dhe do ta keni të pamundur të pranoni Mëshirën Time.