Saturday, 12 October 2013

Mjerë ata Kristjanë që më kanë braktisur Mua në favor të paganizmit të epokës së re

E Martë, 24 Shtator 2013, ora 22:44

Bija Ime e dashur, çdo shpirt i gjallë e ka një instinkt të fuqishëm për të kërkuar Zotin në jetën e tyre. Ata që e gjejnë Dashurinë e Zotit në formën e saj më të pastër ju jepet kjo Dhuratë për shkak të përulësisë së tyre dhe pranimit të faktit që e gjithë Lavdia i përket Zotit.

Paganët, nga ana tjetër, në kërkimet e tyre për paqe shpirtërore, kërkojnë më tepër Krijesën e Zotit të Vërtetë, sesa Krijuesin e tyre. Në vënd që ta përulin veten para Hyjit, Atit Tim, Të Gjithpushtetshëm, Krijuesit të të gjitha gjërave, ata përulen para idhujve të rremë, përfshi këtu edhe mbrekullitë që Ai krijoi për botën – Tokën, diellin, hënën dhe yjet. Ata i adhurojnë këto mbrekulli të mëdha dhe pastaj besojnë se duke bërë kështu, kjo ju jep atyre fuqi të mëdha. Çfarë ata kërkojnë është një formë e ndriçimit shpirtëror, që shpresojnë t’ju sjelli atyre kënaqësi dhe paqe. Atëherë përmes meditimit dhe jogës, shumë i hapin mëndjet dhe shpirtrat e tyre duke lejuar shpirtin e lig t’i korruptoj ata. Ata gabimisht besojnë se disa fuqi të tjera, përveç asaj që vjen nga Hyji Më I Larti, mund t’ju sjelli atyre paqen që ata e dëshirojnë.

Dijeni tani se ka vetëm një Zot. Çdo formë tjetër adhurimi çon në paganizëm. Nuk ka rëndësi se çfarë ata thonë ose si i justifikojnë veprimet e tyre, ata e ftojnë Satanin t’i pushtoj shpirtrat e tyre dhe menjëherë sa të futet, ai dhe djajtë që ai dërgon nuk do t’i lënë ata shpirtra të qetë. Ata do t’i torturojnë këta shpirtra, do t’i mbushin ata me gënjeshtra dhe do t’i bëjnë të besojnë se ata zotërojnë një dhunti. Disa besojnë se mund t’i shërojnë të tjerët, përmes praktikave të tilla si Reiki, kur ata në të kundërt i infektojnë të tjerët duke përfshirë dhe të pafajshmit. Kur paganët këndojnë himne, për të tërhequr dhuntitë shpirtërore, ata thonë se kjo ju sjell atyre paqe. Ndërsa shumë e besojnë këtë, dijeni se brënda një kohe të shkurtër – menjëherë sa i ligu të ketë hyrë në mëndjet e tyre – ata do të fillojnë të bëhen më të shqetësuar dhe asnjë qetësim nuk do të gjejnë. Çdo kënaqësi e ndjenjave do të kërkohet vazhdimisht nga ata dhe ajo që ata do të marrin si shpërblim do të jetë një errësirë e shpirtit.

Paganizmi sjell një turbullim të tmerrshëm dhe, në vëndet ku paganët thërrasin zotat e rremë, ata sjellin Zemërimin e Atit Tim. Shumë shpirtra të tillë nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë, por dallojini ata nga mënyrat se si i adhurojnë trupat e tyre, pasi ata e konsiderojnë veten e tyre enë të shenjta në sytë e idhujve të rremë që ata pohojnë se adhurojnë. Dashuria, përulësia dhe sakrifica personale për të mirën e të tjerëve, do të mungoj, sepse ata adhurojnë vetëm ndjenjat. Ata nuk e kuptojnë se shpirtrat e tyre janë një Dhuratë nga Zoti dhe prandaj i flakin tutje në ndjekje të përsosmërisë, që kurrë nuk mund të jetë e tyre.

Gjatë Paralajmërimit, Unë do të zgjoj nga brënda këtyre shpirtrave të Vërtetën se Kujt ata i përkasin. Lutuni që ata ta pranojnë Dorën Time të Mëshirës. Mjerë ata Krisjanë që më kanë braktisur Mua në favor të paganizmit të epokës së re. Janë ata që nuk do ta duan Mëshirën Time dhe do të preferonin të eksperimentonin në kotësira, sepse ajo ju ushqen egon e tyre kur ata besojnë se e kanë fuqinë të kontrollojnë çështjet shpirtërore. Ndërsa ata kërkojnë përsosmëri personale në këtë mënyrë, ata e shkëpusin veten e tyre plotësisht nga Zoti. Duke e bërë këtë, ata i hapin derën të ligut, që kërkon t’i joshi dhe t’i hipnotizoj ata përmes joshjes së premtimeve supersticioze, që i çojnë shpirtrat e tyre të bëhen të padenja ku Dashuria e Zotit nuk mund të jetoj.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht: