Bija Ime fort e dashur, sa i vetmuar Unë ndjehem kur kaq shumë, përfshi ata që janë besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, shpenzojnë fare pak nga koha e tyre në Shoqërinë Time. Sa e dëshiroj Unë vëmëndjen e tyre, madje edhe për një moment të ditës. Sa shumë më kanë harruar Mua dhe në shumë raste më nënvlerësojnë Mua.
A nuk e dini se thjeshtë duke folur me Mua, vetëm për një kohë të shkurtër, se Unë do të hedh Hiret e Mia përmbi ju? Ata që më ngushëllojnë Mua duke folur me Mua – në çfarëdo mënyre që është më e lehtë për ata – do të fitojnë një paqe të brëndshme që nuk mund të gjendet askund në botë.
Në përndjekjet tuaja ndaj kënaqësive, komoditeve dhe titujve, vërshimet e kënaqësive tuaja janë jetë-shkurtër. Asgjë, përfshi edhe thesaret më të mëdha të botës, nuk do t’ju përmbushin juve.
Është për shkakun Tim – Mëshira Ime e Madhe – që ju është dhuruar thesari më i madh – Dhurata e një jete e mbushur me lavdinë e madhe, ambjente të mrekullueshme, një trup të bukur, të përkryer dhe aftësinë për të ndjerë një dashuri të përhershme, e cila do t’ju pushtoj, por që do t’ju sjelli lumturi të pamasë. Kjo është Jeta e Përjetshme dhe koha që Unë t’ju sjell në Mbretërinë Time të Re në Tokë është afër.
Kur ju flisni me Mua dhe më kërkoni Mua t’ju pregatis për këtë Ditë të Madhe, ju do të jeni gati, por do të duhet kohë për të bërë ndryshimet që kërkohen nga ju për Ditën e Madhe të Zotit.
Ashtu si nusja dhe dhëndri, ju duhet të keni gjithçka gati para Ditës së Bekimit të Madh. Ju duhet të pregatisni familjen, miqtë, të afërmit tuaj shumë më përpara. Pastaj në atë Ditë, kur Unë të vij për të dëshmuar këtë Tranzicion të Lavdishëm, ju duhet të jeni të pregatitur në trup dhe në shpirt, që të jeni të denjë të hyni në Parajsën e Re.
Për çdo ditë që ju kaloni, të ngarkuar me nevojat e të tjerëve, ju duhet të ruani të paktën 10 minuta të asaj dite për shlyerjen e mëkateve tuaja. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Unë ju dua dhe ju mirëpres. Që të komunikoni me Mua ashtu si duhet, ju gjithmonë duhet të vini para Meje në fillim si një shërbëtor i përulët.
Kur ju gjunjëzoheni para Meje apo thjesht komunikoni me Mua në zemrën tuaj, gjithmonë filloni duke thënë:
“Jezus më fal, se kam mëkatuar.”
Pas kësaj, ju do ta ndjeni Praninë Time dhe Unë do të jetoj brënda shpirtit tuaj. Sa më shpesh ju ktheheni tek Unë, aq më të afërt ju do të bëheni. Menjëherë, Unë do të jem si një shok pa të cilin ju nuk mund të jetoni. Pastaj ju do të ktheheni tek Unë për çdo gjë të vogël dhe Unë do të jem atje. Unë gjithmonë do të siguroj që ata prej jush që e kalojnë kohën në Shoqërinë Time t’ju jepen favore të mëdha dhe bekimet e Mia do të japin qetësinë e shpirtit dhe paqen e mëndjes.
Dijeni se Unë i përgjigjem në çast atyre që më kërkojnë Mua.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/24/so-many-have-forgotten-me-and-in-many-instances-take-me-for-granted/
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/24/so-many-have-forgotten-me-and-in-many-instances-take-me-for-granted/