E Martë, 8 Tetor 2013, ora 15:40
Bija Ime më e dashur, Fuqitë e Mia Hyjnore i jepen të gjithë fëmijve të Mi që kthehen tek Unë, duke më kërkuar Mua – përmes Birit Tim – t’i forcoj ata gjatë këtyre kohëve të sprovave të mëdha mbi Tokë.
Mëkati është kaq i shfrenuar sa Biri Im tani vuan të njëjtën Agoni, që Ai duroi për secilin prej jush në Kryq. Mëkati është kaq i përhapur sa ju të gjithë keni krijuar imunitet ndaj tij dhe ligësisë që ai nxjerr. Fëmijët e Mi, ju duhet të vini tek Unë dhe kurrë të mos hiqni dorë nga përpjekja juaj për paqe dhe dashuri. Kurrë të mos mendoni se Unë nuk do t’i dëgjoja zërat tuaj, kur ato më thërrasin Mua, pavarësisht se sa të vegjël jeni.
Ardhja e Dytë e Birit Tim do të krijoj trazirë të madhe, përçarje, mosbesim, urrejtje dhe trishtim, ndërsa e Vërteta e Fjalës Sime të Shenjtë, do të flaket tutje. Satani dhe djajtë e tij kanë rekrutuar një ushtri shumë të madhe – një ushtri kaq të madhe dhe të fuqishme sa nuk do të arrinit ta besonit po të mund ta shikonit se si është formuar. Kjo ushtri kontrollon çfarë juve, fëmijve të Mi, ju tregohet në publik. Shumë rrallë, që tani e tutje, do t’ju tregohet e Vërteta. Me këtë Unë dua të them e Vërteta, sipas Besëlidhjes Sime Më Të Shenjtë.
Të gjitha çështjet në lidhje me botën në të cilën ju jetoni nuk do t’ju zbulohen me të vërtetë, pasi luftrat, e krijuara me qëllim për të shkatërruar njerëzit e Mi, do të dëshmohen së shpejti. Asnjë prej këtyre luftrave nuk do të jetë për të mirën e njeriut as edhe nuk do të jenë të drejta. Fjala Ime, e dhënë botës, që kur profeti i parë zbuloi Dëshirat e Mia, nuk do të merret më seriozisht. Fjala, sipas Birit Tim, Jezu Krishtit, do të abuzohet dhe do të poshtërohet me qëllim që të justifikohen gënjeshtrat.
Kjo është koha për të gjithë ata që janë thirrur në shërbim të Birit Tim të qëndrojnë vigjëlentë. Ju nuk mund ta shpërfillni këtë, Thirrjen Time ndaj njerëzimit. Unë, përmes Birit Tim, ju kërkoj të qëndroni së bashku, të bashkuar me Atë gjatë gjithë kohës. Ju, fëmijët e Mi, jeni shënjestra e parë e Satanit, pasi ai nuk do të pushoj deri kur ta mbërthej Kishën e Birit Tim në Tokë, si fillim. Pa Kishën e Birit Tim, ai do të dështoj të tërheqi shpirtrat që ai i dëshiron më shumë. Ju, fëmijët e Mi, do të lëndoheni dhe torturoheni nga bisha – antikrishti – nëse ju dorëzoheni ndaj presioneve që ju detyrojnë të mbështesni doktrinën e re të rreme, e cila është tani duke u pregatitur me kujdes dhe pa mëshirë.
Unë, Ati i të gjithë juve, Hyji Më I Larti, dëshiroj të bëhet e ditur se antikrishti do të përkrahet nga armiqtë e Mi në ritualet sekrete. Ai po betohet pas mureve të fshehta, në vënde, që janë caktuar për Adhurimin e Birit Tim. Masoneria kishtare, e cila tani do të dëshmohet, luan një rol të rëndësishëm në këtë paturpësi. Për fat të keq, e gjithë kjo duhet të ndodhi përpara se Premtimi Im për të mbledhur të gjithë fëmijët e Mi, në Parajsën që Unë e krijova në fillim për ata, të kryhet.
Do të varet prej atyre prej jush, të zgjedhur nga Unë, ta pranoni gjithmonë të Vërtetën, që të mund të ndihmoni Birin Tim të shpëtoj shpirtrat e tjerë që do të betohen për të ndjekur bishën.
Imazhi i Birit Tim, i njohur në mbarë botën, do të zëvendësohet së shpejti me imazhin e profetit të rremë. Imazhi i tij do të adhurohet në fillim, në vënd të Birit Tim. Pastaj kjo do të ndiqet nga imazhe të mëdha të bishës, në çdo lloj formati, ku shenja 666 e të cilit do të jetë e ndërthurur brënda çdo shenje të vetme që ai e bën mbi një botë që nuk dyshon. Ju do ta shikoni këtë shenjë të fshehur në objekte kaq të fëlliqura, që do të përdoren ashtu sikurse dikush do të mbante objekte të shenjta. Një formë e kokrrave të ruzares do të krijohet për të adhuruar bashkimin e ri, të kishave të botës, që do të deklarohet së shpejti. Feja e re botërore do të festohet duke marrë librat e shenjtë të lutjeve, medaljet, qaforet, ruzaret, Kryqet dhe duke i poshtëruar ato duke i kthyer në objekte për të sjellë fat.
Gjithkush do ta dojë antikrishtin, sepse ai do të përfaqësoj botën jashtë fesë, nga njëra anë, por për arsyen se ai do të mbështetet nga mashtruesi i rremë në Kishën e Birit Tim në Tokë, ai shpejt do të shihet se përfaqëson gjithçka që është e shenjtë në botë.
Fëmijët e Mi, mos lejoni lajmet e këtyre ngjarjeve t’ju copëtojnë zemrën, sepse kur ju më dëgjoni Mua, dhe ndiqni Udhën e Birit Tim, Unë do t’ju kursej shumë nga persekutimi i shpirtit, që do të vij. Përkushtimi juaj ndaj këtyre Mesazheve do të dobësohet herë pas here, prej sulmeve të krijuara nga Satani. Disa prej jush do të largohen. Disa prej jush do të dyshojnë. Pjesa më e madhe prej jush do të qëndrojnë besnikë ndaj Meje dhe Unë do t’ju dhuroj Favore dhe Hire të mëdha për bindjen tuaj.
Unë ju dua fëmijë. Unë do të jem i mëshirshëm dhe kur ju të më kërkoni Mua, përmes Birit Tim, t’i lehtësoj zemrat tuaja dhe t’ju ndihmoj të qëndroni të qetë dhe të ecni me besim drejt Portave të Parajsës Sime të Re, Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj.
Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/08/god-the-father-satan-and-his-demons-have-recruited-a-very-large-army/