Thursday, 26 April 2012

Miliarda shpirtra, jo miliona, do të kthehen në besim

E Shtunë, 21 Prill 2012, në 16:00 
Bija Ime fort e dashur, Unë dua t’iu sjell ngushëllim të gjithë atyre që mund t’i tremben këtyre mesazheve.
Më lejoni Mua t’ju qetësoj të gjithë ju ndjekësit e Mi të dashur, duke ju siguruar për Mëshirën Time të Madhe për mbarë njerëzimin.
Për shkak të lutjeve të ndjekësve të Mi të shtrenjtë, të cilat dëgjohen të gjitha dhe marrin përgjigje sipas kohës hyjnore të Atit Tim të Përjetshëm, shumë konvertim po fillon të lulëzojë.
Kurrë mos e humbisni shpresën. Ju jeni shtylla kurrizore e misionit Tim në tokë për të më ndihmuar Mua të shpëtoj gjithë njerëzimin. Dhe si të tillë ju do të vuani dhimbjen e mëkateve të të tjerëve.
Kurrë mos supozoni se mëkatet e të tjerëve mund ta errësojnë dritën e Hyjit Më të Lartit deri në atë pikë sa gjithçka të humbasë.
Shumë shpejt të gjithë do ta dëshmojnë Lavdinë e Hyjit përmes Mëshirës Sime Hyjnore, e cila do të zbulohet gjatë Paralajmërimit.
Miliarda shpirtra, jo miliona, do të kthehen në besim. Kjo do të thotë se fuqia e Satanit do të bjerë kur Ushtria e Hyjit do të rritet në forcë për ta mundur bishën.
I gjithë njerëzimi do ta njohë të vërtetën e ekzistencës së tyre shumë shpejt. Kjo do të jetë dhe pika e kthimit për fëmijët e Hyjit, të cilët do të bashkohen për t’u përgatitur për Epokën e Re të Paqes ku asnjë mëkat nuk do të ekzistojë.
Lutja është e rëndësishme sepse Hyji Atë i dha çdo njeriu në tokë, në kohën e lindjes së tyre, dhuratën e vullnetit të lirë. Për shkak të kësaj, edhe pse Ai e ka fuqinë të bëjë çdo gjë që Ai dëshiron, Ai do që fëmijët e Tij të vijnë tek Ai me vullnetin e tyre të lirë.
Hyji Atë nuk dëshiron t'i detyrojë fëmijët e Tij për ta dashur Atë.
Kjo duhet të vijë natyrshëm. Por si mund ta doni dikë që nuk e njihni?
Ky është edhe problemi në botë sot. Shumë pak e njohin Hyjin Atë. Shumë pak më njohin Mua, Birin e Tij të dashur Jezu Krishtin.
Ju, ndjekësit e Mi, duhet ta përdorni lutjen në mënyrë që Ati Im të mund të japë dhurata të veçanta mbi ata shpirtra që janë në errësirë.
Atëherë atyre do t'iu tregohet Drita e Tij e Lavdishme dhe ata do të shpëtohen.
Përmes dhuratës suaj të lutjes, Hyji Atë do të përdorë ndërhyrjen hyjnore për t’i sjellë më pranë zemrës së Tij ata që nuk e njohin Atë apo që nuk e dinë se Ai ekziston.
Megjithatë, shumë shpirtra që e njohin Atin Tim dhe që vullnetarisht ia kthejnë shpinën, do të marrin ndëshkime të tmerrshme.
Atyre do t'iu jepet çdo mundësi por ata do ta refuzojnë Hyjin.
Për këta shpirtra që kryejnë vepra të neveritshme, që janë të zakonshme në shumë pjesë të botës, ndëshkimet do të vijnë në formën e tërmeteve.
Për ato grupe globale që do të vazhdojnë t’i shkatërrojnë vendet mbi të cilat ata kanë kontroll, ato do të ndalohen dhe ndëshkohen rëndë nga dora e Atit Tim.
Përsëri, lutjet tuaja nevojiten për t’i zbutur të tilla mëkate dhe ndëshkimet që pasojnë.
Edhe pak më tepër kohë nevojitet në përgatitjen për Mëshirën Time Hyjnore, për të lejuar që më shumë shpirtra të përgatiten për këtë ngjarje të madhe.
Është e rëndësishme që shumica e njerëzimit të mund të shpëtohet dhe që, të gjithë shpirtrave, përfshirë mëkatarëve të ngurtësuar, t’iu jepet një mundësi për t’u ri-bashkuar në një me Hyjin.
Është dëshira Ime më e madhe që Unë të mbretëroj mbi pjesën më të madhe të njerëzimit në Parajsën e Re.
Lutjet tuaja do të më ndihmojnë Mua ta përmbush dëshirën Time të madhe që ne të gjithë të mund të bëhemi një familje në dashuri dhe bashkim, në shekuj të shekujve.
Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/21/billions-of-souls-not-millions-will-convert/