Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 1 April 2012

Nëna e Shpëtimit: Lutuni për Papa Benediktin XVI i cili është në rrezik për t’u larguar me forcë nga Roma

E Martë, 20 Mars 2012, në 20:30

Fëmija im, ka një qetësi, si qetësia përpara stuhisë, nd
ërsa Kisha Katolike shumë shpejt do të zhytet në krizë.

Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të mi, kudo, të luten për Papa Benediktin XVI, i cili është në rrezik për t’u larguar me forcë nga Roma.

Ai, Zëdhënësi më i Shenjtë i Kishës Katolike, është i urryer nga shumë qarqe brenda Vatikanit. Një komplot djallëzor, i planifikuar për më shumë se një vit, do të shihet në të gjithë botën së shpejti.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë shërbëtorët e shenjtë të Hyjit në Kishën Katolike, të cilët do të persekutohen, për shkak të përçarjes së madhe brenda Kishës, e cila të dalë në pah së shpejti.

Ndarja e madhe do të dëshmohet nga e gjithë bota, por nuk do të duket menjëherë si problem.

Papa i rremë po pret që t’i paraqitet botës.

Fëmijë, mos u mashtroni, sepse ai nuk do të jetë nga Hyji.

Çelësat e Romës i janë kthyer Atit tim, Hyjit Më të Lartit, i Cili do të Drejtojë nga Qiejt.

Përgjegjësi e madhe do të bjerë mbi të gjithë ata priftërinj të shenjtë, peshkopë dhe kardinalë, që e duan Birin tim thellësisht.

Atyre do t’iu duhet shumë kurajo dhe forcë Hyjnore për t’i udhëhequr shpirtrat drejt Parajsës së Re.

Çdo përpjekje nga këta dishepuj të shenjtë, për t’i përgatitur shpirtrat për Ardhjen e Dytë të Birit tim fort të dashur do të kundërshtohet nga pala tjetër e errët.

Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të mi për t’u lutur për forcën që do t’iu nevojitet, kur antikrishti dhe partneri i tij, profeti i rremë, të ngrihen në pozita të larta.

Ju duhet të më thërrisni mua, Nënën e Shpëtimit, për lutje për të siguruar që Kisha Katolike të shpëtohet dhe që Fjala e Vërtetë e Birit tim të ruhet.

E Vërteta e premtimit të Birit tim për t’u Kthyer në Lavdi të Madhe do të manipulohet.

Ju, fëmijëve të mi të dashur, do t’ju jepet një varg me gënjeshtra, të cilat do t’ju kërkohet që t'i nderoni dhe t’i pranoni në Emrin e Shenjtë të Birit tim.

Lutja ime e Kryqëzatës (38) duhet të thuhet në muajin tjetër (në Prill), çdo ditë të vetme për të siguruar që priftërinjtë e shenjtë të Hyjit të mos bien në mashtrimin e lig që po planifikohet nga profeti i rremë dhe ndjekësit e tij.

O Nëna e Bekuar e Shpëtimit, të lutem, lutu për Kishën Katolike në këto kohë të vështira dhe për Papën tonë të dashur Benediktin e XVI-të për ta lehtësuar vuajtjen e tij. Ne të kërkojmë ty, Nëna e Shpëtimit, t’i mbulosh shërbëtorët e shenjtë të Hyjit me Mantelin tënd të Shenjtë, që atyre t’u jepen Hiret për të qenë të fortë, besnikë dhe trima gjatë sprovave që hasin. Lutu gjithashtu që ata të kujdesen për grigjën e tyre sipas Mësimeve të Vërteta të Kishës Katolike.

O Nëna e Shenjtë e Hyjit, na jep ne, Kishës tënde të Mbetur në Tokë, Dhuratën e udhëheqjes, që të mund të ndihmojmë në udhëheqjen e shpirtrave drejt Mbretërisë së Birit Tënd. 

Ne të kërkojmë ty, Nëna e Shpëtimit, ta mbash mashtruesin larg prej ndjekësve të Birit tënd në përpjekjet e tyre për t’i ruajtur shpirtrat, që ata të jenë të denjë për të hyrë në Portat e Parajsës së Re në Tokë. Amen.

Shkoni fëmijë dhe lutuni për ripërtëritjen e Kishës dhe për sigurinë e atyre shërbyesve të shenjtë, të cilët do të vuajnë për shkak të besimit të tyre nën qeverisjen e profetit të rremë.

Maria
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/20/virgin-mary-pray-for-pope-benedict-xvi-who-is-in-danger-of-being-exiled-from-rome/