Kerko Mesazhet ketu

Monday, 30 April 2012

Nëna e Shpëtimit: Kur kohët t’ju duken të vështira apo të dhimbshme, fëmijë, gjithmonë më thërrisni mua

E Diel, 22 Prill 2012, në 10:00

Fëmija im, Biri im është kaq i lumtur me mënyrën se si Ushtria e Tij e dashur i bindet Dëshirave të Tij të Shenjta për të recituar Lutjet e Tij të Kryqëzatës.

Këto lutje janë për kohët moderne, për t’i ndihmuar të gjithë fëmijët e Hyjit të kërkojnë mbrojtjen që iu duhet për t’i përballuar kohët e vështira, që kaq shumë shpirtra po hasin tani.

Kur kohët të duken të vështira apo të dhimbshme, fëmijë, gjithmonë më thërrisni mua, Nënën tuaj të Dashur, për të ndërhyrë tek Biri im i Çmuar në emrin tuaj.

Gjithmonë ta kujtoni se sakrificat tuaja personale, të ofruara Hyjit, ndihmojnë për të shpëtuar shumë shpirtra mbi Tokë.

Lutjet tuaja dëgjohen gjithmonë.

Ato kurrë nuk shpërfillen, por veprohet me to sipas Vullnetit të Atit tim.

Prandaj ju duhet të jeni të duruar, fëmijë. Gjithmonë vendoseni besimin tuaj të plotë tek Biri im.

Dorëzojani Atij të gjithë frikën dhe vuajtjen tuaj. Pastaj, ju duhet të kini besim se gjithçka do të zgjidhet nga Ai.

Për ata nga ju, besimtarë, që e keni të vështirë për t’u lutur apo për ta mbajtur të gjallë dashurinë tuaj për Birin tim, këtu është një Lutje e veçantë e Kryqëzatës (47) për t’ju ndihmuar ta ringjallni dashurinë tuaj për Jezusin.

Lutja e Kryqëzatës (47) Ringjalle dashurinë time për Jezusin

O Nënë e Bekuar, Nënë e Shpëtimit për tërë botën, lutu që dashuria ime për Jezusin të mund të ringjallet. 
Më ndihmo ta ndjej Flakën e Dashurisë së Tij, që të ma mbushi shpirtin.

Më ndihmo ta dua Jezusin më shumë. Lutu që besimi, dashuria dhe përkushtimi im për Të, të bëhet më i fortë. 

Më largo çdo dyshim që më mundon dhe më ndihmo që ta shikoj qartë Dritën Hyjnore të së Vërtetës, e cila rrezaton nga Biri yt i dashur, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit. Amen.

Shkoni në paqe fëmijë. Mbajeni mend se kur ju më kërkoni mua me gjithë zemër që të lutem për ju, Unë, Nëna e Shpëtimit, do t’ia paraqes kërkesën tuaj Birit tim të dashur.

Unë kurrë nuk do ta shpërfill as edhe një kërkesë tuajën, kur ajo përkon me dëshirat e Birit tim dhe është sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit.

Mësoni të keni më tepër besim fëmijë. Kur ju besoni tek Biri im i Çmuar ju tregoni dashurinë tuaj për Të.

Nëse dashuria juaj është e dobët, atëherë edhe besimi juaj tek Ai do të jetë gjithashtu i dobët.

Vetëm ata prej jush që e përulin veten para Birit tim, do të bekohen me Hiret e dhëna për t’jua forcuar besimin tuaj.

Kurrë mos u dorëzoni kur ju ndjeheni të dëshpëruar.

Dëshpërimi krijohet nga i ligu.

Thjesht kthehuni tek unë dhe unë do të lutem që paqja t’i kthehet shpirtit tuaj.

Kur ta bëni këtë, ju do të jeni në gjendje që t’i refuzoni tundimet e vendosura nga i ligu dhe do të bëheni të lirë.