Tuesday, 17 April 2012

Virgjëra Mari: Koha që Unë ta shtyp gjarprin po afron

E Martë, 10 Prill 2012, në 20:45
Unë jam Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e Tokës. Unë jam Zonja e Papërlyer, Virgjëra Mari, Nëna e Jezusit i cili erdhi në mish.
Fëmija im, koha për triumfin e Zemrës sime të Papërlyer është pranë.
Koha që unë ta shtyp gjarprin po afron. Por deri ditën kur Satani dhe djajtë e tij të hidhen në shkretëtirë, shumë rrëmujë do shpërthejë mbi tokë.
Për besimtarët e Birit Tim do të jetë një periudhë mundimi. Ata do të tërhiqen në dy drejtime të ndryshme nga Kisha Katolike.
Njëra gjysëm do të besojë, për shkak të detyrës, në nevojën për të ndjekur Profetin e Rremë, Papën që do të ndjekë Papa Benediktin XVI.
Ai, bisha, është i veshur si një qengj por nuk vjen nga Ati im, Hyji Më i Larti, dhe do të mashtrojë shpirtra të gjorë, duke përfshirë priftërinj, peshkopë dhe kardinalë.
Shumë do ta ndjekin atë dhe do të besojnë se ai është dërguar nga Hyji për të sunduar mbi Kishën e Tij në tokë.
Për fat të keq, shumë shpirtra do të ndjekin mësimet e tij, të cilat do të jenë një fyerje për Atin Tim.
Të tjerët, të mbushur me Shpirtin e Shenjtë dhe duke i pasur hiret e dijes, për arsye të shpirtrave të tyre të përulur, do ta kuptojnë menjëherë, se një mashtrues është ulur në Kishën në Romë.
Papa i ri i rremë tashmë është duke thurur intriga, akoma më parë se ai të ngjitet drejt fronit të Selisë së Pjetrit, për t’i nëpërkëmbur mësimet e Birit tim. Pastaj ai do të më nëpërkëmbë mua, Nënën e Bekuar të Hyjit, dhe do ta vërë në lojë rolin tim si Bashkë-Shpenguese.
Fëmija im, roli yt ka për t’u bërë akoma dhe më i vështirë se më parë. Sepse shumë nga fëmijët e mi janë shumë të paqartë. Fyerjet që ti i ndesh çdo ditë, shqetësimet që ti i duron për hir të Birit tim, do të shtohen.
Kurrë mos ki frikë që t’ia tregosh botës të vërtetën fëmija im.
Ti je duke u bërë më e fortë si rezultat i vuajtjeve fizike dhe mendore që i pranon në emër të Birit tim për të shpëtuar shpirtrat.
Çdo përpjekje, sidomos nga një grup në Kishën Katolike, do të bëhet për t’i hedhur poshtë mesazhet e mia që të janë dhënë ty.
Bindja dhe besnikëria jote ndaj meje dhe Birit tim të dashur do të vihen në provë si kurrë më parë. Kjo mund të çojë ty që të tërhiqesh por, nëse kjo do ndodhë, nuk do të zgjasë shumë.
Lutu, fëmija im, për të gjithë fëmijët e Hyjit që, pa pasur fare faj, po tërhiqen brenda betejës përfundimtare për shpirtra.
E gjithë kjo duhet të ndodhë, sepse është e përmbajtur në Librin e Atit tim.
Të gjithë engjëjt në Qiell të mbrojnë ty, fëmija im, në këtë mision disi të vetmuar.
Gjithmonë kujto se sa e rëndësishme është lutja.
Lutu, lutu, lutu sepse pa lutje, dhe sidomos pa recitimin e Rruzares sime të Shenjtë, Satani mund të të largojë nga Fjala e Shenjtë e Birit tim të Çmuar.
Kujto gjithashtu rëndësinë e agjërimit sepse mund ta mbajë mashtruesin larg.
Pa lutje të rregullt, fëmijët e mi, do ta keni të vështirë që të qëndroni pranë Birit tim.
Kurrë mos e kini frikë të ardhmen fëmijë sepse kur ju qëndroni pranë Birit tim ju do të jeni të mbrojtur.
Dhe do t'ju jepen hiret e nevojshme për t’i përgatitur shpirtrat tuaj dhe ato të familjeve tuaja për Epokën e Re të Paqes, të parathënë kaq kohë më parë.
Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Tokës
Nëna e Shpëtimit