Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 1 April 2012

Unë do të vij ndër re i rrethuar nga të gjithë engjëjt dhe shenjtorët ne Qiell

E Diel, 18 Mars 2012, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, fëmijët e Mi duhet ta dinë se arsyeja që bota është e zbrazur shpirtërisht është sepse ata nuk e njohin më ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. 
Po të mos ishte për Dritën Time, e cila e mbush çdo shpirt, duke përfshirë mëkatarët, bota do të ndalonte së ekzistuari. Është Drita Ime ajo që e mban botën gjallë.

Shumë prej ndjekësve të Mi, që e përkushtojnë veten për të vuajtur së bashku me Mua, ndihmojnë gjithashtu ta mbajnë këtë Dritë të gjallë.

Menjëherë përpara se Unë të kthehem, Drita Ime do të zhduket në botë, për një periudhë prej tre ditësh.

Kjo do të ndodhë krejt në fund dhe nuk duhet të ngatërrohet me Paralajmërimin.

Do të jetë gjatë këtyre tre ditëve që do të ketë të qara dhe kërcëllitje dhëmbësh dhe njerëzit do të mundohen duke e kërkuar Dritën Time edhe pse ata më kishin refuzuar Mua.

Kjo do të jetë koha për të Vërtetën.

Ndjekësit e Mi nuk duhet t’i tremben këtyre tre ditëve sepse, edhe pse ju nuk do të jeni të vetëdijshëm për Praninë Time, Unë do të jem me ju.

Pastaj pas tre ditëve, Unë do të kthehem në Tokë, në të njëjtën mënyrë në të cilën Unë u ngjita në Qiell.

Unë do të vij ndër re, i rrethuar nga të gjithë engjëjt dhe shenjtorët në Qiell me Lavdi të Madhe.

Sa e bukur dhe e gëzueshme do të jetë ajo Ditë kur Unë të kthehem për të Mbretëruar mbi Tokë sipas Vullnetit të Atit Tim.

Askush nuk do të ketë ndonjë dyshim se do të jem Unë.

As edhe nuk do të kenë ndonjë dyshim për të ardhmen e tyre.

Kjo do të jetë Dita që Unë vij për të Gjykuar.

Unë do t’i ndaj njerëzit e Mi në ata që më duan Mua dhe ata që më urrejnë Mua.

Ata, që më refuzuan Mua dhe i nderuan të gjitha gjërat djallëzore, do të dëbohen në zjarret e përjetshme të Ferrit.

Pjesa tjetër do të vijë të jetojë me Mua, në Parajsë, së bashku me të drejtët e ringjallur.

Ky është qëllimi, që çdo shpirt duhet ta presë me padurim, kur Unë të vij përsëri ashtu si ju kam premtuar.

Të Krishterëve Unë iu them këtë. Dijeni se kjo Ngjarje e Madhe dhe e Lavdishme do të ndodhë së shpejti. Brezi juaj do ta dëshmojë Kthimin Tim të Lavdishëm.

Unë kurrë nuk do ta zbuloj Ditën sepse vetëm Ati Im e di këtë, por mund t’ju siguroj se koha për Ardhjen Time të Dytë është afër.

Shërbëtorëve të Mi të shenjtë, ju them se është detyra juaj që t’i përgatisni njerëzit e Mi, ato shpirtra për të cilët ju jeni përgjegjës, që ata të jenë të përfshirë në Librin e të Gjallëve.

Unë ju lutem që të punoni fort nëpërmjet fuqisë së komunikimeve dhe lutjeve që ta përgatisni botën për Ardhjen Time të Dytë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/18/i-will-come-in-the-clouds-surrounded-by-all-the-angels-and-the-saints-in-heaven/