Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 12 April 2012

Nëna e Shpëtimit: Unë jam ndërmjetësja. Nëpërmjet meje, unë do t'i sjell lutjet tuaja para Birit tim të Çmuar

E Premte, 30 Mars 2012, në 23:45

Fëmija im, ti duhet të dish që, ndërsa Mesazhet e Birit Tim tek ti ndryshojnë dhe zbulojnë ngjarje, të së shkuarës dhe të ardhmes, ti do të sulmohesh më shumë.

Fjala e Shenjtë e Birit tim gjithmonë do të kundërshtohet nga ata që refuzojnë ta dëgjojnë Atë.

Opinioni i njeriut nuk është i rëndësishëm.

Komunikimi i Birit tim me botën, në këtë kohë, është tepër i rëndësishëm për të lejuar ata që i kundërshtojnë këto Mesazhe të vonojnë dhe të devijojnë ty nga kjo Punë.

Tani është koha për reflektim të përulur mbi Mundimin e Birit tim në Kryq.

Fëmijët e mi duhet ta nderojnë Sakrificën që Ai bëri për gjithë njerëzimin, duke e bërë sakrificën e tyre personale për Të, gjatë Javës së Shenjtë.

Lutuni, lutuni, lutuni fëmijë për paqe në botë.

Lutuni, gjithashtu, edhe për mbrojtjen e Papës gjatë këtyre kohëve të kundërshtimit të ashpër ndaj Kishës Katolike.

Lutja, përulësia dhe besnikëria e thjeshtë kundrejt Birit tim është e nevojshme që ju të afroheni pranë Zemrës së Birit tim.

Unë jam Ndërmjetësja. Nëpërmjet meje, unë do t'i sjell lutjet tuaja para Birit tim të Çmuar.

Nëpërmjet meje, unë do t’ju ndihmoj që ta doni Atë më shumë dhe t’i jepni Atij ngushëllimin që Ai kërkon në këtë kohë kur bota e përkujton Vdekjen e Tij në Kryq.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit