Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 14 April 2012

Pashkët janë një kohë kur vdekja Ime në Kryq meditohet ashtu si duhet

E Premte, 6 Prill 2012, në 22:20

Bija Ime fort e dashur, sa më ngushëllon Mua, në kohën Time të pikëllimit. Sa shumë më jep Mua dashurinë dhe ngushëllimin që kaq shumë e dëshiroj nga shpirtrat. Oh sikur të gjithë shpirtrat të bashkonin dhe të gërshetonin zemrat e tyre me Timen, Familja e Shenjtë e Hyjit do të ishte plotësisht e kompletuar. Vetëm kur të gjithë shpirtrat të jenë shpëtuar atëherë Vullneti Hyjnor i Atit Tim 
do të jetë kryer.

Pashkët janë një kohë kur vdekja Ime në Kryq meditohet ashtu si duhet dhe Ringjallja Ime nga të vdekurit pranohet plotësisht, për lirinë që ajo i sjell njerëzimit.

Ringjallja Ime do të thotë se të gjithë ju që më doni Mua dhe e shpallni Fjalën Time të Shenjtë mund të ringjalleni gjithashtu nga të vdekurit.

Të gjithë ata që kanë vdekur në Gjendjen e Hirit, dhe të favorizuar prej Atit Tim, do të ringjallen gjithashtu në lavdi nga të vdekurit në Ditën që Unë do të vij për të Gjykuar.

Ata do të bashkohen, me ata që janë gjallë jo vetëm në trup, por dhe në Shpirtin e Zotit dhe do të shpërblehen me Jetën e Përjetshme.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë Premtimin Tim.

Të gjithë ata që i kanë emrat të shkruar në Librin e Jetës do të ringjallen në trup, mendje dhe shpirt, të çliruar nga prishja e trupit dhe në bashkim të plotë me Mua.

Të gjithë këta të zgjedhur do të jetojnë sipas Vullnetit Hyjnor të Atit Tim.

Ju do të bashkoheni në dashuri, paqe dhe harmoni gjatë Mbretërimit Tim të Lavdishëm në Tokë për 1000 vjet.

Ju do të bashkoheni në lavdi me ringjalljen e parë të të vdekurve. Këta shpirtra, përfshijnë edhe familjen dhe miqtë tuaj të dashur, që janë përcaktuar si të përshtatshëm për të hyrë në Parajsën Time të Re në Tokë.

Kjo është jeta që ju të gjithë duhet të kërkoni. Le të mos ketë asnjë dyshim.

Për ata shpirtra të gjorë që nuk arrijnë ta pranojnë të Vërtetën e Ekzistencës Sime apo të Premtimit Tim për të Gjykuar të gjallët e të vdekurit, ata do t’i shkulin flokët kur të përballen me fatin e tmerrshëm, që i pret përpara, kur e Vërteta të zbulohet.

Për këta besimtarë, ju duhet gjithashtu të keni kujdes.

Shumë prej jush, që nuk më duan Mua aq sa duhet, apo që më nënvlerësojnë Mua, bëjnë gabimin e të besuarit se Mëshira Ime i shpërfill ato mëkate, ku nuk ekziston fare keqardhje.

Mëshira Ime është e bollshme, Unë dua t’i jap pa masë Hiret e Mia mbi çdo mëkatar. Por ka nga ata, që janë të vetëkënaqur me përshtypjen e rreme, se njohuritë e tyre për Mësimet e Mia janë të mjaftueshme për t'i shpëtuar.

Ata janë indiferentë ndaj Dashurisë Sime. Ata nuk kanë një zemër të butë, kanë fare pak përulësi në shpirtrat e tyre dhe besojnë se për një sërë mëkatesh nuk ia vlen të pendohesh.

Kjo mënyrë e të menduarit është e rrezikshme dhe shërben vetëm për t’i larguar më tej këta shpirtra nga Unë.

Nuk ka as edhe një mëkat aq të vogël sa të mund të shpërfillet.  Shfajësimi mund të jepet vetëm kur ju pendoheni. Ju mund të pendoheni vetëm nëse jeni të çliruar nga krenaria dhe të përulët në zemër.

Gëzoni, fëmijët e Mi, këtë Pashkë. Ashtu si Vdekja Ime në Kryq ju dha Dhuratën e shpëtimit, ishte Ringjallja Ime nga të vdekurit ajo që gjithashtu do t'ju japë edhe Jetën e Përjetshme, e cila ka qenë planifikuar nga Ati Im i Përjetshëm për aq gjatë.

Ju keni shumë se çfarë të prisni përpara. Sepse Jeta e Përjetshme e premtuar do të thotë pikërisht këtë. Jetë e Përjetshme në trup, mendje dhe shpirt.

Është e rëndësishme që ju të përpiqeni për këtë jetë të re dhe që t’i përgatisni shpirtrat tuaj.

Çdo përpjekje do të bëhet nga Satani dhe djajtë e tij për t'ju bindur se Jeta e Përjetshme në Parajsën Time të Re nuk ekziston. Se Ardhja Ime e Dytë është një gënjeshtër.

Priftërinjtë, pjesëtarët e klerit dhe të Krishterët e devotshëm do të jenë shënjestra e parë.

Lutuni, lutuni, lutuni tek Ati Im i Përjetshëm që t'ju mbrojë me Gjakun Tim të 
Çmuar që as edhe një nga ju të mos devijojë nga e Vërteta.