E Martë, 27 Mars 2012, në 18:00
Fëmija im, vuajtjet e tua, së bashku me ato të shpirtrave të tjerë të
zgjedhur, do të intensifikohen gjatë Javës së Shenjtë.
Kjo është java ku mashtruesi do të lëndojë sa më shumë nga fëmijët e Hyjit që të mundet, përmes luftërave, persekutimeve dhe dhunës.
Është në këtë kohë që ai shkakton vuajtje të mëdha porsi ato që
Biri im i shtrenjtë i duroi gjatë Mundimit të Tij në Kryq.
Fëmija im, ti duhet t’iu
thuash të gjithë atyre që i kanë inkurajuar shpirtrat ngado për të recituar
lutjen e Rruzares së Shenjtë çdo të Premte deri në Pashkë, se unë jam tepër e
kënaqur.
Shpirtrat që ata po shpëtojnë, si dhe vuajtja e kombeve të tyre,
po ndihmohen të gjitha përmes kësaj devotshmërie.
Dashuria e Birit tim po ndjehet tani nga më shumë njerëz në të
gjithë botën, në një kohë të vuajtjejes së madhe.
Ai ua lehtëson dhimbjen e tyre me Hiret e Tij të veçanta dhe ua
zbut shpirtrat e tyre, me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.
Fëmijë, lutjet tuaja, që
paraqiten me kaq dashuri prej jush në Qiell, janë duke u dëgjuar.
Ju duhet të kërkoni ndihmën e Birit tim dhe të Atit Tim të
Përjetshëm në çdo kohë. Çdo lutje e vetme, pavarësisht se sa e vogël, dëgjohet
dhe merr përgjigje sipas Vullnetit të Hyjit Më të Lartit.
Fëmija im, kërkoju fëmijëve të mi të bëjnë një ditë agjërimi, në të Premten e Madhe, për të parandaluar futjen e një monedhe mbarë botërore.
Lutjet dhe agjërimi juaj mund ta bëjë këtë.
Sapo kjo lutje të jetë thënë gjatë agjërimit tuaj, Ati Im i
Përjetshëm do t’i ndalojë këta njerëz të ushtrojnë ashpërsitë, që po i
planifikojnë për të arritur që t’ju kontrollojnë.
Po këta njerëz duan ta heqin Krishtërimin, prandaj është e
rëndësishme që ju ta ndaloni këtë të ndodhë, përmes sakrificave të veçanta.
Lutja e Kryqëzatës (42)
Lutja e agjërimit për të ndaluar Monedhën për të gjithë botën
O Hyji Më i Larti, unë të ofroj Ty dhuratën time të agjërimit,
që Ti të ndalosh mbërthimin e së keqes në botë që po planifikohet për t'i
mohuar vendit tim ushqimin, përfshirë edhe Bukën e Jetës.
Pranoje ofertën time dhe dëgjoji lutjet e mia për kombet e
tjera, për t’i mbrojtur ato nga vuajtjet që po planifikohen nga antikrishti.
Na shpëto, o Zot i dashur, nga kjo ligësi dhe mbroje besimin
tonë që të mund të nderojmë Ty me lirinë e duhur për të të dashur dhe adhuruar
Ty në shekuj të shekujve. Amen.
Fëmija im, një ditë agjërimi në të Premten e Madhe, do t’iu
sjellë shumë liri kombeve, nga i ligu dhe nga ata që i ndjekin dëshirat e
tij të mbrapshta për të kontrolluar financat e gjithë kombeve.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit
Nëna e Hyjit