Bija Ime fort e dashur, ka një periudhë midis së tashmes dhe Paralajmërimit, të cilën Unë dua që ndjekësit e Mi ta kuptojnë.
Lutjet tuaja intensive kërkohen për t’i shpëtuar shpirtrat, që janë përtej mundësisë për ta shpëtuar veten. Shumë nga këto shpirtra nuk do t’i mbijetojnë Paralajmërimit, kështu që është e rëndësishme që ata dhe të gjithë të tjerët që janë në gjendjen e mëkatit mortor, të shpëtohen me anë të Ndërhyrjes Hyjnore.
Lutjet tuaja, për shpëtimin e shpirtrave, janë të kërkuara tani. Ky duhet të jetë prioriteti juaj gjatë Javës së Shenjtë, sepse kur t’i kërkoni Atit Tim të Dashur, në Emrin Tim të Shenjtë, për të shpëtuar mëkatarë të tillë, lutjet tuaja do të marrin përgjigje.
Lutja e Kryqëzatës (43) Shpëtoji shpirtrat gjatë Paralajmërimit
O Hyj, Ati i Gjithëpushtetshëm, në emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, dhe në përkujtim të vdekjes së Tij në Kryq për të na shpëtuar nga mëkatet tona, unë të lutem Ty që të shpëtosh shpirtrat që nuk mund ta shpëtojnë veten dhe që mund të vdesin në mëkat mortor gjatë Paralajmërimit.
Në shpërblim për vuajtjet e Birit Tënd të dashur, unë të lus Ty që t’i falësh ata që nuk janë në gjendje të kërkojnë Shëlbim sepse nuk do të jetojnë mjaft gjatë për t’i kërkuar Jezusit, Birit Tënd, Mëshirën për t’i liruar ata nga mëkati. Amen.
Lutuni për të gjithë mëkatarët. Dëshira Ime më e madhe është që ta shpëtoj të gjithë njerëzimin. Vetëm përmes lutjeve të ndërmjetësimit mund të shpëtohen këta shpirtra në errësirë.