Saturday, 7 April 2012

Ju lutem të thoni lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore dhe filloni Novenën Time në të Premten e Madhe

E Mërkurë, 4 Prill 2012, në  01:00
Bija Ime fort e dashur koha pothuajse ka ardhur që bota të reflektojë mbi Vdekjen Time në Kryq.
Kjo është koha gjatë 2012-ës në të cilën Unë kam urgjentisht nevojë për lutjet tuaja për ata që nuk do të më njohin Mua dhe për ata që nuk dinë gjë rreth Meje.
Do t’ju takojë ju, ndjekësve të Mi të dashur, për të më ndihmuar që t’i shpëtoj këta shpirtra të gjorë, të cilët kam nevojë t’i sjell pranë gjirit Tim, që të mund t’i përgatis për Parajsën Time të Re.
Fëmijë Unë kërkoj që ju të thoni Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore dhe të filloni Novenën 9-ditëshe të Mëshirës Hyjnore që nga e Premtja e Madhe.
Është e rëndësishme që sa më shumë prej jush ta kryejnë deri në fund këtë Novenë për shpirtrat e tjerë. Ju do të merrni hire të mëdha dhe për këtë, Unë kurrë nuk do t’ju braktis. Unë do ta shpëtoj shpirtin tuaj kur të vini para Meje në Ditën e Gjykimit.
Ju kurrë nuk duhet të lodheni së luturi për shpëtimin e shpirtrave të tjerë. Ju jeni Ushtria Ime dhe përmes hireve që Unë ju jap, do të punoni me Mua për ta pastruar tokën nga Mëkati përpara Ardhjes Sime të Dytë.
Lutja nuk është e lehtë për të gjithë ju. Mënyra më e mirë është që ta bashkoni veten në Mundimin Tim të Dhimbshëm dhe të meditoni mbi vuajtjen Time dhe, në veçanti, mbi Agoninë Time në Kopësht. Mëshira Ime e Madhe është atëherë në fuqinë e saj më të lartë. Ishte pikërisht për mëkatarët, duke përfshirë ata Paganë që nuk iu dha kurrë rasti të më njihnin Mua, për të cilët vuajta më shumë. 
Për ju që më doni Mua dijeni këtë.
Sa më shumë që ju keni besim të plotë tek Unë, aq më e fortë është Mëshira Ime. Aq më shumë Unë mund të fal. Mëshira Ime është kaq e fuqishme saqë mund t’i fshijë mëkatet e gjithë njerëzimit.
Ata që besojnë tek Unë, që kanë besim tek Unë, mund të arrijnë shenjtërim të madh nëpërmjet ndihmesës për të shpëtuar shpirtrat e vëllezërve dhe motrave të tyre, si një përparësi. Ata e bëjnë këtë për dashurinë që kanë për Mua sepse e dinë se kjo më sjell Mua shumë ngushëllim.
Ju, ndjekësit e Mi të pastër dhe të drejtë që më doni Mua kaq shumë, dijeni se është përmes bujarisë së zemrës suaj që Unë mund t’i shpëtoj mëkatarët.
Mëkatarët, ju duhet ta kuptoni, janë ata për të cilët Unë vdiqa dhe janë ata për të cilët Unë kam më tepër etje. Unë tregoj dhembshuri të madhe për mëkatarët.
Por, ju ndjekësit e Mi që jeni gjithashtu mëkatarë, duhet të keni besim tek Unë plotësisht. Duke e bërë këtë Unë ju jap një numër të madh hiresh të veçanta.
Sa më shumë ta kërkoni ndihmën Time, aq më shumë do merrni. Është nëpërmjet kësaj lidhjeje që ju dhe Unë e mbajmë midis nesh, që ju mund të më ndihmoni të shpëtoj shpirtra të tjerë nga mbytja në dëshpërim e në mungesë shprese.  
Kujtoni fuqinë që ka Novena e Mëshirës Sime Hyjnore dhe numrin e shpirtrave që ju do të shpëtoni për Mua këtë vit.
Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/04/please-say-my-divine-mercy-and-start-my-novena-on-good-friday/