Bija Ime më e dashur, Unë dua që ti t'ju tregosh të gjithë ndjekësve të Mi, se lutjet e tyre po dëgjohen dhe si rezultat shumë ngjarje të liga janë duke u shmangur.
Gjithashtu, Unë dëshiroj të dihet se, si rezultat i vuajtjes tënde, bija Ime, Unë kam qenë në gjendje të shpëtoj 4 milion shpirtra. Mëshira Ime është hedhur mbi këta fëmijë të Hyjit, që janë ende gjallë në botë sot.
Sakrifica të tjera të ofruara nga ata ndjekës të Mi, nëpërmjet lutjes dhe agjërimit, po më ndihmojnë t'i shpëtoj njerëzit nga një fat i tmerrshëm.
Forca, dashuria, besnikëria dhe këmbëngulja juaj do të thotë se fuqia e Satanit po zbehet.
Do të thotë gjithashtu se fuqia e Grupit global Mbarë Botëror po dobësohet.
Ju duhet ta dini se lutja e dobëson ligësinë në botë, sa më shumë lutje, aq më pak fuqi mban Satani.
Kurrë mos i nënvlerësoni as edhe lutjet dhe vuajtjet e një personi, sepse ato përmbajnë shpëtim të madh për ata që, në të kundërt, do të hasnin flakët e Ferrit.
Dashuria që ju e ndjeni fëmijë, që ju është dhënë si një dhuratë e natyrshme në lindje, është një gjë e pastër.
Rrallë hyn urrejtja në jetën tuaj derisa të arrini moshën e arsyes.
Fëmijët nën këtë moshë janë të pafajshëm, të pastër dhe të përulët në Sytë e Mi dhe i shohin gjërat në një mënyrë të thjeshtë e të pa komplikuar. Kjo është dashuria e vërtetë që ju duhet të përpiqeni për ta rikthyer në jetën tuaj.
Kur ju e shikoni jetën në një mënyrë të thjeshtë, e nderoni Hyjin, Atin, Krijuesin e të gjitha gjërave dhe i bindeni Urdhërimeve të Tij, atëherë ju bëheni si një fëmijë përsëri.
Ju bëheni të pastër, të dashur, të thjeshtë në zemër dhe pa ligësi. Atëherë do t'ju jepet forca e Shpirtit të Shenjtë që besimi juaj të jetë i palëkundur.
Ju do të bëheni si një fëmijë, por do t’ju jepet armatura e një luftëtari, e një anëtari të vërtetë dhe të nderuar të Ushtrisë së Hyjit.
Në kohën e duhur, ju do të mbretëroni me Mua, krah për krah, në Parajsën e Re.
Mbajeni të thjeshtë dashurinë tuaj për të tjerët. Kurrë mos e ofroni dashurinë me kushtin që të merrni diçka mbrapsht.
Përkundrazi ofrojeni dashurinë pa kushte. Ofrojani dashurinë të tjerëve si një dhuratë ndaj Hyjit.
Shikojeni çdonjërin që takoni në jetën tuaj, përmes Syve të Hyjit.
Çdo person është krijuar nga Hyji. Çdonjëri është sjellë në botë përmes Dashurisë së Hyjit.
Edhe pse disa shpirtra kanë lindur për të mbajtur një kryq të rëndë, ata paraqiten në botë nga Hyji me Dashuri.
Duajeni njëri-tjetrin, pavarësisht nga gabimet e njëri-tjetrit, në nderim të Atit Tim.
Vetëm atëherë ju do ta keni më të lehtë të frenoheni ndaj gjykimit për të tjerët.
Përpiquni të gjeni më të mirën dhe mirësinë në çdo njeri. Tregoni dashuri dhe mirësi ndaj njëri-tjetrit.
Kurrë mos përfitoni padrejtësisht nga të tjerët as në biznes, politikë apo cilindo aspekt të jetës.
Kur ju hasni ligësi të pranishme tek të tjerët, lutuni fort për shpirtrat e tyre dhe ofroni një sakrificë të vogël tek Unë, Jezusi juaj, për shlyerjen e mëkateve të tyre.
Vuajtjet e vogla, duke bërë sakrifica të vogla për shpirtrat e të tjerëve dhe lutja, mund të dobësojnë intensitetin e persekutimit të profetizuar për të ardhmen.
Kur ju e bëni këtë Mëshira e Atit Tim mund të derdhet mbi mbarë botën në një rrebesh Hiresh.
Lutuni, lutuni, lutuni që lutjet tuaja të ndihmojnë që njerëzimi të përgatitet ashtu si duhet përpara se të ndodhë Paralajmërimi, në mënyrë që fare pak vetë të humbasin përpara se atyre t'iu jepet mundësia për të më parë Mua që t’ua paraqes Dhuratën Time të Madhe të Dashurisë, Mëshirës dhe Pajtimit.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i njerëzimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/19/never-take-unfair-advantage-of-others-even-in-business-politics-or-any-walk-of-life/