E Mërkurë, 21 Mars 2012, në 20:30
Unë vij tek ti këtë mbrëmje, bija Ime fort e dashur, për t'i
treguar njerëzimit se gjithçka është tani në Duart e Mia Më të Shenjta.
Unë i referohem planeve të thurura nga grupi global, i
cili dëshiron të kontrollojë monedhën tuaj, sistemet tuaja shëndetësore dhe
sovranitetin tuaj.
Ata nuk do të lejohen
t’ju kontrollojnë dhe Dora e Atit Tim do të bjerë me shpejtësi, nëse ata
përpiqen që t’ju lëndojnë, fëmijë.
Të gjithë besimtarët që
e kanë Vulën e Mbrojtjes së Atit Tim të Përjetshëm, Vulën e Hyjit të Gjallë,
nuk do të lëndohen.
Kjo është edhe arsyeja se pse ju, bija Ime, duhet të siguroni që
sa më shumë prej fëmijëve të Hyjit t’iu jepet mundësia e menjëhershme tek ajo, në
çast, në çdo skaj të Tokës.
Lutjet tuaja, fëmijë, kanë qenë shumë të fuqishme dhe sidomos të
atyre prej jush që i recitoni Lutjet e Mia të Kryqëzatës, Mëshirën Time Hyjnore
dhe Rruzaren e Shenjtë, përditë.
Tashmë ato e kanë
vonuar dhe parandaluar një luftë bërthamore, kanë shpëtuar miliona shpirtra nga
flakët e Ferrit si dhe kanë parandaluar shumë tërmete. Kurrë mos harroni se janë lutjet tuaja, ato që përbëjnë armën
tuaj më të fuqishme kundër të ligut.
Dashuria juaj për Mua, Jezu Krishtin, është përhapur për shkak të
besnikërisë suaj ndaj Meje.
Ju, fëmijë, jeni dishepujt e Mi të ditëve moderne dhe juve tani
ju është dhënë autoriteti dhe Dhurata e Shpirtit të Shenjtë që ta përhapni
Fjalën Time Më të Shenjtë.
Për të marrë Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ju duhet të kërkoni
ndihmën Time, që ju të mund të flisni të Vërtetën gjatë gjithë kohës kur ta
shpallni Fjalën Time të Shenjtë.
Lutja e Kryqëzatës (39) tani po ju Dhurohet me qëllim që ju të mund të ecni midis të gjithë fëmijëve të Hyjit dhe
t'i ndihmoni ata që t’i përgatisin shpirtrat e tyre për Parajsën e Re dhe
Ardhjen Time të Dytë.
O Jezus, Shpëtimtari im i dashur, unë të kërkoj Ty të më mbulosh
me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që të mund ta flas me autoritet Fjalën Tënde Më të
Shenjtë, për të përgatitur të gjithë fëmijët e Hyjit për Ardhjen Tënde të Dytë.
Unë të kërkoj Ty, Zoti Jezus, të gjitha Hiret që më duhen, për
të arritur tek të gjitha fetë, besimet dhe kombësitë kudo që unë të shkoj.
Më ndihmo të flas me Gjuhën Tënde, të qetësoj shpirtrat e ngratë
me Buzët e Tua, dhe t’i dua të gjithë shpirtrat me Dashurinë e veçantë Hyjnore,
e cila vërshon prej Zemrës Tënde të Shenjtë.
Më ndihmo të shpëtoj shpirtrat, që janë aq pranë Zemrës Tënde
dhe më lejo të të ngushëlloj Ty, i dashur Jezus, kur shpirtrat e humbur të
vazhdojnë ta refuzojnë Mëshirën Tënde.
Jezus, pa Ty unë s’jam asgjë, por me
ndihmën Tënde bujare, do të luftoj në Emrin Tënd për të ndihmuar në shpëtimin e
gjithë njerëzimit. Amen.
Ushtria Ime, e cila ka dalë nga këto Mesazhe të Mia të Shenjta, ka arritur tashmë në shtatë-qind-mijë
shpirtra.
Më ndihmoni Mua të kthej në besim më shumë prej fëmijëve të
Hyjit, me qëllim që asnjë shpirt të mos humbasë tek Satani në kohën e Gjykimit.
Unë do t’ju mbaj të fortë në të gjithë punën tuaj për Mua,
fëmijë.
Unë ju dua, Kisha Ime e Mbetur e çmuar.
Jezusi juaj i dashur