E Enjte, 22 Mars 2012, në 23:00
Bija Ime fort e dashur, dhimbja Ime tani është bërë edhe e jotja, në bashkim të plotë me Mua. Edhe pse kjo do të jetë shumë e vështirë për ty, do
të të sjellë shumë gëzim dhe shumë Hire të reja.
Unë tani po të jap Dhuratën që të jesh e aftë t’i lexosh
shpirtrat. Unë ta jap këtë Dhuratë të veçantë për dy arsye. E para është për të ofruar ty mbrojtjen që të duhet kur të fillosh të përzihesh me disa prej
ndjekësve të Mi. E dyta është për t’i kthyer në besim ata me zemra të
ngurtësuara, të cilët do të kundërshtojnë ty ndërsa ata e sfidojnë Fjalën Time
Më të Shenjtë.
Ti duhet ta pranosh këtë vuajtje të re, të cilën po e përjeton
dhe dije se ajo po intensifikohet për shkak të ligësisë së rritur nëpër botë.
Ti bija Ime dhe
shumë nga shpirtrat e Mi të tjerë të zgjedhur, të gjithë tani po përjetoni në
të njëjtën kohë vuajtje edhe fizike edhe të brendshme.
Kjo është për shkak të
vuajtjeve që Zëdhënësi Im Më i Shenjtë po i përjeton gjithashtu në këto ditë, kur ai do të përballet me sprovën e tij më të madhe.
Pranoje Kupën Time, bija Ime, dhe për ata që e pranojnë Fjalën
Time të Shenjtë, përmes këtyre Mesazheve, dijeni se bujaria e shpirtit tuaj po
shpëton miliona shpirtra çdo ditë.
As edhe një minutë e vuajtjeve tuaja nuk shkon dëm.
Unë e kuptoj, fëmijët e Mi, se kur ju e merrni Kryqin Tim dhe më
ndiqni Mua, ju do të vuani si rezultat i kësaj.
Por dijeni se duke e bërë këtë ju po më ndihmoni Mua të shpëtoj
shumicën e njerëzimit. Ju gjithashtu do të më ndihmoni Mua në Mbretërinë Time
në Tokë, kur mashtruesi të jetë dëbuar dhe ndërsa Parajsa Ime e Re mbi Tokë të
dalë në pah.
Dijeni gjithashtu se ju, që vuani me Mua, duke ndjekur udhën Time
drejt Parajsës, do të merrni po të njëjtën udhë për në Kalvar, kur Unë erdha
herën e parë.
Të Krishterët sot mund të besojnë, se po të vija Unë përsëri për
herë të dytë, Unë kurrë nuk do të isha trajtuar me kaq mizori përsëri. E pra ata e kanë gabim.
Fjala Ime e Shenjtë do
të tallet dhe do të vihet në dyshim, dhe tashmë kjo po ndodh.
Fëmijët e Mi, sidomos ata me besim të fortë dhe të palëkundur, nuk arrijnë ta kuptojnë se profetët e Mi do të refuzohen nga shumica, ashtu siç
qenë refuzuar ata në të shkuarën.
Fjala Ime, e dhënë juve këtë herë, tashmë është duke u shpërfillur nga shumë qarqe të Kishës dhe duke u
hedhur poshtë ashtu siç u bë nga Farisenjtë gjatë kohës Sime në Tokë.
E Vërteta e Mësimeve të Mia, të cilat kurrë nuk kanë
ndryshuar, do të trajtohen sikur të ishin gënjeshtra.
Përse ndodh kjo? Unë ju
them, kjo është sepse shumë e kanë shtrembëruar të Vërtetën e Mësimeve të Mia
deri në atë masë saqë ata nuk besojnë më në mëkatin mortor.
Sa shumë zgjedhin ta
shpërfillin të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë.
Përse e mohoni, për
shembull, ekzistencën e 1,000 vjetëve të Qiellit dhe Tokës së Re?
Kjo Zbulesë është shumë specifike dhe e Vërteta është atje që të
gjithë ta shikojnë.
E prapë, Fjala Ime e Shenjtë është e sfiduar.
Libri i Zbulesës, ashtu
si dhe profecitë e përmbajtura në Librin e Danielit, ju kanë qenë dhënë vetëm
në pjesë. Shumë prej jush janë të paqartë.
Por, kjo ndodh sepse
përmbajtjet e zbuluara tek të dy këta profetë qenë mbyllur dhe fshehur deri në
mbarim të kohëve.
Vetëm Unë, Jezu Krishti,
Qengji i Hyjit, e kam Autoritetin për t’ia zbuluar përmbajtjen njerëzimit.
Si mund të deklaroni se
dini gjithçka rreth Ardhjes Sime të Dytë kur ju dini vetëm pjesë të saj? Kur
ato nuk janë zbuluar akoma?
Ju duhet ta dëgjoni Fjalën Time të Shenjtë sepse ajo po ju jepet për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj.
Nëse ju do të vazhdoni ta mohoni Fjalën Time, pasi që
Paralajmërimi të ketë ndodhur, ndërsa këto Mesazhe të Mia për botën do të
vazhdojnë të shpalosen, ju do të bëheni fajtorë për refuzimin e Dorës Sime të
Mëshirës.
Pavarësisht se sa shumë ju besoni tek Unë, apo pohoni të më
njihni Mua, ju do të kryeni mëkatin e mohimit ndaj Meje. Si të tillë ju do të
jeni të humbur për Mua dhe nuk do të jeni të denjë për të hyrë në Portat e
Parajsës.
Është detyra Ime, që ju është dhënë prej Dashurisë dhe Dhembshurisë së Pastër, që Unë tani përpiqem t'ju përgatis për kohët e fundit.
Ju lutem mos më refuzoni Mua, këtë herë të dytë, ndërsa Unë vij
për ta shpëtuar njerëzimin nga dënimi i përjetshëm dhe ju ofroj çelësat për në
shpëtimin e përjetshëm.
Është për shkak të dashurisë që Unë e kam për ju, që Unë duhet të jem i prerë dhe t’ju udhëheq drejt të Vërtetës.
Mos prisni deri në Ditën Time të Gjykimit për ta zbuluar të Vërtetën.
Ejani me Mua tani dhe më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtrat e
gjithë njerëzimit.
Mësuesi dhe Shpenguesi
juaj
Jezu Krishti
Jezu Krishti