Dhurata e aftësisë për t’i lexuar shpirtrat t'u dha ty që të mund të dalloje qëllimet e atyre shpirtrave të gjorë, që do të përpiqen për ta minuar Fjalën Time të Shenjtë.
Kjo Dhuratë do të mundësojë ty që të ndjesh dhembshuri për këta shpirtra dhe t'i ndihmosh ata të gjejnë udhën e vërtetë drejt Jetës së Përjetshme dhe për t’i çliruar shpirtrat e tyre nga mundimet që po durojnë.
Kjo Dhuratë gjithashtu do të të mundësojë që t’i identifikosh profetët e rremë.
Ti do ta kuptosh menjëherë, se kush vjen në Emrin Tim dhe kush nuk vjen.
Në fillim ti do të ndjesh një ndjesi të tmerrshme frike sepse do ta njohësh punën e Satanit. Ti do ta kuptosh menjëherë kur ai është i pranishëm tek të tjerët.
Kur ai do të sulmojë ty, përmes të tjerëve, ti do të ndjehesh sikur të ishe e goditur me shkelm në stomak.
Ty do të të vijë përzierje kur të vish ballë për ballë me dikë të cilit ia ka vjedhur shpirtin Satani dhe do të dridhesh dhe do të të merren mëndë.
Ti, sidoqoftë, do t’iu flasësh këtyre shpirtrave me Fjalët e Mia dhe me një forcë që ti nuk do ta njohësh të jetë e jotja.
Shumë prej atyre që vijnë tek ti me shpirtra të pastër, do ta ndjejnë Dritën dhe Praninë Time të depërtojë përmes trupave të tyre.
Vetëm pak, nga ata me zemër të përulur dhe dashuri të thellë për Mua, nuk do të arrijnë t’i përgjigjen Shpirtit Tim të Shenjtë, që e ka vërshuar shpirtin tënd.
Bija Ime, kjo është tani një fazë e vështirë e Misionit tënd.
Urrejtja do të shtohet kundër teje.
Do të thuhet se kjo Punë është nga Satani.
A nuk e di se si Satani, mashtruesi, punon? Ai i bind shpirtrat e mirë se kur Fjala Ime flitet, ajo nuk vjen nga Unë.
Ai përpiqet t'i bindë të tjerët, përmes frikës së tyre për të, se tiparet që lidhen me të, janë të pranishme tek të tjerët.
Ai shkakton dyshime dhe ankth ndër shpirtra duke i mashtruar ata. Duke i verbuar ata ndaj të Vërtetës dhe duke i penguar ata t’i marrin Hiret, e përcaktuara nga Unë, për t’i shenjtëruar shpirtrat e tyre.
Ata që ai i sulmon më tepër, janë ata që janë më pranë Meje.
Kjo përfshin jo vetëm vizionarë dhe profetë, por pikërisht shpirtrat që Unë kam nevojë për të më ndihmuar që të formoj Ushtrinë Time.
Kjo Ushtri do ta mposhtë Satanin. Ai e di këtë dhe kurrë nuk do të heqë dorë në kërkimin e tij për shpirtra.
Megjithatë kujtoje këtë. Satani nuk e ka fuqinë që Unë kam. Ai nuk mund ta mposhtë Trininë e Shenjtë. Ai është i pafuqishëm kundër Nënës Sime, të cilës i është dhënë autoriteti për ta shkatërruar atë. Ai e ka frikë atë.
Për të gjithë ata që e vënë në dyshim Fjalën Time, e dhënë përmes këtyre Mesazheve, ju lutem kërkojini Nënës Sime të dashur që t'ju sjellë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Kërkojini asaj që t'ju mbulojë me Mantelin e saj të Shenjtë dhe t'ju japë mbrojtjen që ju duhet nga i ligu.
Kujtojeni, se i ligu është plot me urrejtje.
Kur të gjeni urrejtje të çfarëdo lloji në zemrën tuaj, sidomos ndaj lajmëtarëve të Mi të shenjtë, dijeni se Satani ju ka tunduar për të mëkatuar.
Kjo është koha kur ju duhet të më kërkoni Mua Hiret për t’ju bërë të fortë.
Mbajeni mend, Unë kurrë nuk do t’ia kthej Shpinën Time ndonjërit prej jush, përfshirë atyre prej jush që i urrejnë lajmëtarët e Mi, dhe atyre shpirtrave që më refuzojnë Mua.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/11/the-hatred-will-mount-against-you-you-will-be-told-that-this-work-is-from-satan/