Saturday, 21 April 2012

Kisha Ime e mbetur, Dy Dëshmitarët, të referuar në Librin e Zbulesës

E Diel, 15 Prill 2012, në 19:16
Bija Ime fort e dashur, Unë e kuptoj se disa nga këto mesazhe nuk kanë kuptim për ty, por ti duhet të kesh besim tek Unë dhe ta dish se Unë duhet të zbuloj përmbajtjen e Librit të Zbulesës, që shpirtrat ta dinë se çfarë të presin në këto kohë.
Ju që keni pak besim por që e pranoni Fjalën Time, e cila po ju jepet përmes këtij profeti, dijeni se përulësia dhe dëshira juaj, e lindur prej një dashurie të pastër për Mua, ju ka sjellë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Ju jeni Kisha Ime e Mbetur. Ju jeni Kisha, e referuar në Librin e Zbulesës.
Ju jeni produkt i gruas që lindi një mashkull dhe që u dërgua në shkretëtirë ku ju do të jeni të izoluar, por të bashkuar në një, për ta shpallur Fjalën Time të Shenjtë dhe për të predikuar Ungjillin e vërtetë.
Gruaja lind Kishën Time të vërtetë, grigjën Time besnike, e cila nuk do të gënjehet nga Profeti i Rremë.
Ju, Kisha Ime, do të hidheni mënjanë në shkretëtirë për 1,260 ditë, ku ju do të gjeni strehë. Por me dhuratën e Shpirtit të Shenjtë ju do të ushqeheni me frytet e dashurisë Sime.
Do të jenë pjesëtarët besnikë të kishave të Mia të Krishtera, duke përfshirë shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe ndjekësit e Mi që do ta refuzojnë Profetin e Rremë, ata që do ta mbajnë Kishën Time të bashkuar.
Juve do t’ju duhet të më nderoni Mua në fshehtësi sepse Mesha do të ndryshojë përtej njohjes nën drejtimin e Profetit të Rremë.
Ju, jeni ndjekësit e Mi të vërtetë dhe të gjitha hiret e Qiellit janë duke u derdhur mbi shpirtrat tuaj të çmuar.
Sa shumë Unë ju dua fëmijë dhe sa shumë ma qetësoni vuajtjen Time. Por sa shumë dhimbje ka në zemrën Time për shkak të atyre ndjekësve të Mi që do të refuzojnë të më dëgjojnë Mua.
Ata do të tërhiqen në rrjetë nga Profeti i Rremë drejt errësirës dhe Unë nuk do mund t'i shpëtoj ata.
Me vullnetin e tyre ata do të më godasin Mua me shuplakë në fytyrë.
Kishës Sime të Mbetur do t’i duhet ta përhapë fjalën tek fëmijët e Mi të tjerë, duke përfshirë ata që nuk më njohin Mua fare.
Ju, Kisha Ime e Mbetur, do të duhet t’ua shpallni profecitë e Mia dhe Fjalën Time të Shenjtë atyre, që nuk janë të Krishterë apo që nuk i njohin 10 Urdhërimet.
Detyra juaj do të jetë të siguroni që Bibla e Shenjtë të lexohet dhe të kuptohet.
Do t’ju takojë juve për ta informuar botën mbi kuptimin e plotë të vulave që përmbahen në Librin e Zbulesës, të cilat Unë do t’ia zbuloj Marias së Mëshirës Hyjnore. 
Dy Dëshmitarët në Librin e Zbulesës:
Ju, ndjekësit e Mi, jeni njëri nga Dy Dëshmitarët e referuar në Librin e Zbulesës dhe që do të mbroheni prej Qiellit.
Fjala Ime që ju jepet juve, Kishës Sime të Mbetur, mund të hidhet mënjanë si një kufomë, por Fjala Ime kurrë nuk do të vdesë.
Hebrenjtë do të jenë i dyti nga Dy Dëshmitarët.
Dy llambat janë Kishat e Mia të Krishtera, Kisha tradicionale e vërtetë dhe ata ndjekës të Mi që do të hidhen mënjanë nga Profeti i Rremë.
Dy Pemët e Ullirit janë Izraeli i Jerusalemit të Vjetër dhe Izraeli i Ri.
Ata, Hebrenjtë, do ta njohin më në fund se Unë jam Mesia dhe predikimi i tyre i të vërtetës do të lihet mënjanë dhe do të flaket nga Profeti i Rremë dhe Anti-Krishti, që të kalbet si një kufomë. Përsëri, kjo racë e zgjedhur nuk do të vdesë.
Të dyja palët do të ndjehen të mundura, por kjo nuk do të jetë e vërtetë sepse ju do të formoni, së bashku me të gjitha fetë e tjera, Kishën e vetme të vërtetë – Jerusalemin e Ri, që do të ngrihet nga hiri.
Ju do t'i mbijetoni monarkisë së ligë që do të ngrihet nën udhëheqjen e dyfishtë të Profetit të Rremë dhe Anti-Krishtit, të cilët që të dy do të hidhen në liqenin e zjarrit që është Ferri.
Ky persekutim nuk do të zgjasë shumë dhe ju do të merrni forcë dhe mbrojtje të madhe.
Do t'ju jepet ndihmë dhe shumë udhëheqës do të dalin midis jush për t'ju udhëzuar gjatë kësaj periudhe.
Shumë prej jush do të bëhen shenjtorë në Parajsën Time të Re dhe, ngaqë keni ndihmuar në ndërtimin e Kishës Sime të Mbetur mbi tokë, do të mbretëroni me Mua në Qiellin dhe Tokën e Re që do të shfaqet në Ardhjen Time të Dytë.
Atyre prej jush që nuk janë me Mua, do t'iu jepet një kohë shumë e shkurtër për të zgjedhur.
Ju ose do të jeni për Profetin e Rremë dhe kundër Meje, ose do të jeni për Mua.
Zgjidhni të parën dhe shpirti juaj do të vidhet nga mashtruesi. Sado ashpër të tingëllojë, kjo është e vërteta.
Prova e Pranisë Sime do t'iu jepet të gjithë fëmijëve të Hyjit gjatë Paralajmërimit.
Lutuni që ju ta pranoni të vërtetën se jam Unë, Jezusi juaj i dashur, që ju thërret nga Qielli për t'jua hapur sytë, që të arrini të shikoni dhe që ju të vini vesh, në mënyrë që të arrini të dëgjoni përpara se të jetë tepër vonë.
Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/15/my-remnant-church-the-two-witnesses-referred-to-in-the-book-of-revelation/