Friday, 13 April 2012

Le të më luten Mua për dije

E Hënë, 2 Prill 2012, në 15:30
Bija Ime tejet e dashur, ti duhet të pushosh tani sepse sulmet nga ata që nuk arrijnë ta pranojnë Fjalën Time të Vërtetë vazhdojnë.
Ty nuk të lejohet ta mbrosh Fjalën Time dhe tani Unë po të udhëzoj që të mos angazhohesh me ata që e vënë në dyshim fjalën Time, sepse kjo nuk është përgjegjësia jote.
Bija Ime, sado tunduese të jetë për ta provuar vërtetësinë e Fjalës Sime Më të Shenjtë për njerëzimin në këto kohë, ti nuk duhet ta bësh këtë.
Unë kurrë nuk iu ktheva përgjigje ekzekutuesve të Mi gjatë kryqëzimit Tim. Ti nuk duhet të përpiqesh t’iu kthesh përgjigje atyre që duan të më persekutojnë Mua nëpërmjet mesazheve të Mia.
Nuk je ti ajo me të cilën ata janë të zemëruar, por jam Unë.
Unë vetëm mund t’i tregoj botës se si të përgatitet për Ardhjen Time të Dytë. Unë nuk mund t’i detyroj ata.
Mos i vër re tallje të tilla. Shumë vijnë nga shpirtra të sinqertë të cilët ndjejnë nevojën për të bërë pyetje. Por ty nuk të lejohet ta bësh këtë. Le të më luten Mua për dije. Vetëm Unë kam përgjegjësi për shpirtrat e tyre. Edhe kur ti ofron vuajtje për shpëtimin e shpirtrave, prapë nuk është përgjegjësia jote.
Prandaj shko dhe tregoju atyre që dyshojnë, ashtu si apostulli Im Thoma, se isha Unë që i dola para atij pas Ringjalljes Sime, kur qëndrova përpara tij. Ishte vetëm kur ai i preku Plagët e Mia, që ai besoi plotësisht.
Fatkeqësisht shumë shpirtrave në botë nuk iu ofrohet ky luks.
Ata duhet të dinë se ka pak kohë për t’i përgatitur shpirtrat e tyre. Është zgjedhja e tyre e lirë nëse i përgjigjen apo jo Thirrjes Sime.
Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/02/let-them-pray-to-me-for-discernment/