E Shtunë, 24 Mars 2012, në 11:45
Unë vij tek ju sot, bija Ime fort e dashur, që ta informoj botën
për Mëshirën Time të Madhe. Unë gjithashtu dëshiroj ta informoj botën për Drejtësinë Time. Fëmijë ju nuk keni shumë
kohë përpara se Unë të vij për të Gjykuar.
Është periudha midis së tashmes dhe Ditës Sime të Gjykimit, që do
të ndodhë në Ardhjen Time të Dytë, të cilën ju duhet ta përdorni me zgjuarsi
për t’i përgatitur shpirtrat tuaj.
Si Shpëtimtari juaj Hyjnor, është detyra Ime që t’ju udhëzoj,
t’ju mësoj dhe të zbuloj udhë në të cilat ju të mund të siguroni
përshtatshmërinë për të hyrë në Parajsën Time.
Mos i refuzoni profetët e Mi. Po i referohem, veçanërisht
Shërbëtorëve të Mi të Shenjtë.
Ju duhet të më kërkoni Mua që t’ju mbuloj me Shpirtin Tim të
Shenjtë për të dalluar qartë me përulje dhe me pastërtinë e shpirtit.
Kur ju ta bëni këtë, Unë do t’jua zbuloj të Vërtetën e Fjalës
Sime Më të Shenjtë, që ju jepet tani përmes këtij profeti.
Pas kësaj do të jetë detyra
juaj për të siguruar që të gjithë ato shpirtra që shikojnë nga ju për udhëzim,
të ndihmohen për t’i përgatitur shpirtrat e tyre për Ardhjen Time të Dytë.
Kurrë mos kini frikë të shqiptoni shprehjen "Ardhja e Dytë e
Krishtit", sepse shumë prej grigjës Sime nuk e dinë se çfarë do të thotë.
Shumë pak prej atyre iu
është mësuar mbi këtë Ngjarje Madhështore dhe të Lavdishme apo mbi rëndësinë e
përgatitjes së shpirtrave të tyre që ata të jenë në një Gjendje Hiri.
Kurrë mos kini
frikë të predikoni mbi ekzistencën e Purgatorit apo të Ferrit. Është përgjegjësia juaj që t'ia tregoni njerëzve të Mi të Vërtetën.
Më kërkoni Mua për udhëzim nëpërmjet kësaj Lutjeje të Kryqëzatës (40), Lutje për Klerin që t’i përgatisin
shpirtrat për Ardhjen e Dytë
O Jezusi im, unë jam veçse një shërbëtor i përulët dhe kam
nevojë për Ty të më udhëzosh, që të mund t’i përgatis shpirtrat për Ardhjen
Tënde të Dytë të Lavdishme.
Më ndihmo t'i kthej shpirtrat dhe t'i përgatis ata sipas
Vullnetit Tënd të Shenjtë, për të qenë të denjë të hyjnë në Qiellin dhe Tokën e
Re, që Ti ia premtove gjithë njerëzimit përmes vdekjes Tënde në Kryq.
Më jep Hiret e nevojshme, që të arrij ta përcjell Fjalën Tënde
ndër shpirtra të etur dhe që kurrë të mos luhatem në detyrën time për Ty, i
dashur Jezus, që të premtova besnikërinë time përmes betimit tim të shenjtë. Amen.
Shkoni tani shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe pranojeni rolin për
të cilin keni qenë zgjedhur.
Sfida e përgatitjes së
shpirtrave për Ardhjen Time të Dytë është më e madhja e të gjithave në
shërbesën tuaj dhe ju duhet ta pranoni këtë me dashuri dhe gëzim në zemrat
tuaja.
Pranojeni gjithashtu edhe Dhuratën që jeni zgjedhur si
shërbëtorë të shenjtë në këto, kohët e mbarimit, kur Qielli dhe Toka e Re të
dalin si Parajsa Ime e Re.
Ju jeni të bekuar që po
jetoni në këto kohë.
Por, ju do të
mundoheni dhe pengoheni në çdo pjesë të udhëtimit tuaj, kur të ndihmoni
për të shpëtuar shpirtrat e Mi mbi Tokë, nga mashtruesi dhe të gjithë ata që ai
i tundon për t’jua larguar zemrat nga Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor.
Kurrë mos u dorëzoni në
Misionin tuaj të Shenjtë dhe dijeni se Unë, Jezusi juaj, do të eci me ju çdo
hap të udhës.
Jezusi juaj i dashur