Bija Ime tejet e dashur, dije se Mesazhet e Mia që po të jepen ty janë për të gjithë botën. Ato po iu jepen të gjitha feve dhe besimeve, përfshirë dhe atyre që nuk besojnë në Ekzistencën e Hyjit, Atit të Përjetshëm, Krijuesit të gjithë botës.
Fëmijë, ju duhet ta dini se meqenëse ju është dhënë e Vërteta e Hyjit Trinitar, e Trinisë së Shenjtë që përbëhet prej Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, ju keni përgjegjësinë për ta shpallur Fjalën Time të Shenjtë në mbarë botën.
Nëse ju e besoni apo jo se Unë ju flas përmes këtyre Mesazheve, ju prapë duhet t’i ndihmoni ata shpirtra të gjorë të cilëve iu duhet mbrojtja Ime, që të mund të shpëtohen.
Shumë pyesin se përse këto Mesazhe flasin për Satanin kaq shumë herë. Përgjigja Ime është kjo.
Satani dhe engjëjt e tij të rënë enden nëpër Tokë duke u munduar t’i pushtojnë qeniet njerëzore.
Ata i sulmojnë përmes shqisave, kryesisht për t’i inkurajuar ata që të kryejnë mëkate të mishit.
Ata u fusin mendime në kokë për të kryer ligësi, që e ofendojnë Atin Tim.
Në rastin e shpirtrave, që tashmë janë në mëkat, ata mund t’ua zaptojnë trupin. Kur kjo ndodh, këto shpirtra të shkretë, të zaptuar krijojnë rrënim rreth tyre.
Nëse ata janë në pozita me pushtet ata mund të shkaktojnë padrejtësi të tmerrshme midis atyre që i qeverisin.
Ata do të fusin ligje që i kundërshtojnë 10 Urdhërimet e dhëna nga Hyji Atë.
Në raste të tjera ata do të shkaktojnë ankth të madh në jetën e njerëzve.
Negativiteti shkaktohet nga Satani dhe engjëjt e tij demonë. Nuk vjen prej Hyjit.
Vetëm paqja dhe dashuria mund të vijnë prej Hyjit.
Për të gjithë ata që dëshirojnë t’i çlirojnë jetët e tyre nga mendimet dhe ndjenjat negative, gjithçka që kërkohet është përkushtimi ndaj Meje, Jezu Krishtit të tyre të dashur.
Lutja, bisedimi i thjeshtë, është i mjaftueshëm. Me fjalët tuaja më kërkoni Mua që t’ju ndihmoj.
Nëse ato thuhen nga zemra, Unë do të përgjigjem menjëherë dhe do t'ju ndihmoj të vini më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Ju lutem, fëmijë, më lejoni Mua t'ju mbaj pranë dhe t'ju jap ngushëllimin që kërkoni në një botë plot më pakënaqësi, padrejtësi, mizori dhe urrejtje.
Unë Jam jeta juaj. Vetëm Unë mund t’ju ndihmoj.
Ju lutem më thërrisni Mua me këtë Lutje të Kryqëzatës (45)
O Jezus, unë di shumë pak për Ty, por të lutem më ndihmo që ta hap zemrën time për të të lejuar Ty të hysh në shpirtin tim, që Ti të më shërosh, të më ngushëllosh dhe të më mbushësh me Paqen Tënde.
Më ndihmo të ndjej gëzim, të mposht të gjitha mendimet negative dhe të mësoj mënyrën për të më bërë të kuptoj se si të të kënaq Ty, që unë të arrij të hyj në Parajsën Tënde të Re ku mund të jetoj një jetë dashurie, gëzimi, dhe mrekullie me Ty në shekuj të shekujve. Amen.
Unë ju dua të gjithë ju fëmijë të dashur pavarësisht se të çfarë besimi jeni, pavarësisht se sa shumë keni mëkatuar, shkaktuar lëndim apo dëm tek të tjerët.
Vetëm Unë mund t’ua ndryshoj mënyrën e jetesës.
Mënyra e vetme për ta çliruar veten nga jeta e vështirë që bëni është të më thërrisni Mua që të mund t’ju ndihmoj.