E Premtja e Madhe është dita që Unë dëshiroj, dhe në veçanti këtë vit, që të kujtohet për çfarë ajo me të vërtetë do të thotë.
Ati Im më dërgoi Mua në botë dhe më ofroi Mua, si një shpërblesë, për ta shpëtuar botën nga zjarret e Ferrit. Unë erdha për t’ju shërbyer, fëmijë, dhe jo për t’ju dënuar. Vdekja Ime ishte një Hir i veçantë, pa asnjë detyrim tjetër nga ana juaj, përveçse të pranonit Dorën e Mëshirës, e dhënë juve nga Ati Im i Përjetshëm.
Kjo Dhuratë u ofrua për ta lejuar njerëzimin të merrte Dhuratën e Faljes së mëkateve, që të mund të bëhen të denjë për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim.
Përpara se Unë të kryqëzohesha, Unë kreva një Darkë Pashke shumë të rëndësishme me apostujt e Mi, natën përpara vdekjes Sime në Kryq.
Kjo Darkë e Fundit siguron një tjetër Dhuratë të veçantë. Dhurata e celebrimit të Eukaristisë së Shenjtë, është një Sakrament Dashurie, për t'ju pajisur me një Dhuratë unike ku ju me të vërtetë mund të më merrni Mua në Kungimin e Shenjtë.
Prania Ime e vërtetë, që gjendet në Eukaristinë e Shenjtë sot në botë, gjatë celebrimit të Meshës së Shenjtë, iu siguron Hire shumë të veçanta atyre që janë në një gjendje Hiri, që më duan Mua, e që më marrin Mua.
Prania Ime mund të ndjehet në një mënyrë të tillë, që do t’jua forcojë besimin tuaj, kur ju e pranoni Praninë Time të Vërtetë në Eukaristinë e Shenjtë.
Nëse ju e refuzoni Praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë, ju refuzoni një nga Dhuratat më domethënëse që Unë e lashë pas, kur erdha në Tokë për të shlyer mëkatet tuaja.
Unë vdiqa për t'ju shpëtuar dhe kjo është, në vetvete, një Dhuratë e madhe.
Por unë ju lashë një Dhuratë shumë të veçantë ku ju mund të më merrni Mua në mendje, trup dhe shpirt.
Pranojeni Praninë Time dhe shpirti juaj do të afrohet në bashkim të vërtetë me Mua.
Më pranoni Mua. Mos më braktisni Mua. Mos më mohoni Mua.
Besojeni, pa asnjë dyshim në zemrat tuaja, se ishte për shkak të Dashurisë së Hyjit, Atit, që këto Dhurata u dërguan tek ju.
Mos e pranoni Kryqëzimin Tim, pa i pranuar Dhuratat që gjithashtu u ofruan për ju, në Darkën Time të Fundit. Nëse e bëni, ju do t'ia mohoni shpirtit tuaj Ushqimin e Jetës.
Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/05/good-friday-is-the-day-i-desire-and-this-year-especially-to-be-remembered-for-what-it-really-means/