Kerko Mesazhet ketu

Friday, 20 April 2012

Kaq shumë gënjeshtra, ku ekzistenca e Ferrit mohoet, do të çojnë në rënien e të Krishterëve

E Shtunë, 14 Prill 2012, në 15:27

Bija Ime tejet e dashur, pavarësisht se sa e vështirë është vuajtja jote fizike, ti duhet ta kuptosh se ndërsa ajo vazhdon të intensifikohet, po kështu e ndjej edhe Unë. Vuajtja jote reflekton vetëm një copëz të vetë vuajtjeve të Mia. Duke qenë e bashkuar me Mua, do ta kuptosh se për çdo dhimbje dhe errësirë të brendshme të shpirtit që ti e përjeton, ti do të njohësh torturën që Unë e duroj për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Shumë njerëz gabimisht besojnë se vuajtja Ime filloi dhe mbaroi në Kryq.

Vuajtja Ime nuk do të mbarojë derisa të gjithë fëmijët e Hyjit të jenë të bashkuar në dashuri dhe harmoni, ku asnjë mëkat nuk do të ekzistojë, në Parajsën e Re të Atit Tim.

Pavarësisht se sa shumë njerëzimit i është treguar për Ekzistencën Time, Unë prapë jam i urryer.

Ndër besimtarë, edhe pse Un
ë Jam i pranuar, Mësimet e Mia tolerohen prej tyre vetëm sipas kushteve të tyre.

Shumë do t’i trajtojnë të tjerët me dashuri dhe mirësi, por vetëm nëse ata të cilëve jua ofrojnë këtë dhuratë, do t’i pranojnë ideologjitë e tyre.

Për shembull, shumë do t'i dënojnë mëkatarët në vend që të tregojnë mirësi dhe të luten për ta. Ata duhet të udhëheqin me shembullin e tyre.

Disa do të hedhin përbuzje mbi të tjerët në vend që të tregojnë dashurinë që pritet prej tyre si të Krishterë.

Kurrë mos i dënoni të tjerët, edhe kur të mos jeni dakord me ta, sepse kjo nuk është e drejta juaj. Askush, përveç Hyjit, nuk e ka Autoritetin për ta Gjykuar tjetrin.

Edhe pse shumë besimtarë vazhdojnë të Më bëjnë nderime, kjo bëhet sipas vetë kushteve të tyre.

Disa ndjejnë nevojën që ta veçojnë veten nga motrat dhe vëllezërit e tyre për t'i treguar botës se sa të ditur janë ata në çështjet shpirtërore. Pastaj ata përdorin interpretimet e tyre se çfarë do të thotë me të vërtetë Mëshira Ime.

Sa herë e keni dëgjuar se Hyji është i Gjithë-Mëshirshëm, Ai është kaq i Mëshirshëm sa, ngaqë Ai i do të gjithë, Ai kurrë nuk do t’i dënonte ata?

Se Ai nuk do ta çonte kurrë një shpirt në Ferr?

E pra kjo është një gënjeshtër. Kaq shumë gënjeshtra, ku ekzistenca e Ferrit mohohet, do të çojnë në rënien e të Krishterëve.

Njerëzit e dënojnë veten e tyre në Ferr. Unë nuk i vendos ata atje. Ata e zgjedhin vetë atë, duke refuzuar që t'ia kthejnë shpinën mëkatit mortor.

Ata as edhe nuk kërkojnë falje dhe as nuk tregojnë pendesë. Ky lloj të menduari është i rrezikshëm dhe është detyra e të gjithë të Krishterëve që t’i paralajmërojnë të tjerët mbi rreziqet e Ferrit.

Kaq shumë, përfshirë edhe ata që ua refuzojnë fëmijëve të tyre Sakramentin e Pagëzimit, flasin sikur mëkati të mos ketë më rëndësi.

Ata besojnë se i gjithë mëkati ‘do’ të falet. Kjo nuk është e saktë.

I gjithë mëkati ‘mund’ të falet, pavarësisht se sa i zi është, por vetëm nëse mëkatari kërkon falje.

Tani Unë ju flas nga Qielli për t’i përgatitur të gjithë fëmijët e Hyjit për Ardhjen Time të Dytë dhe çfarë gjej Unë?

Unë ju flas nga prapa mureve të burgut dhe nga një qeli në të cilën ju më keni hedhur Mua, sepse ju refuzoni të besoni se Unë mund t’ju flisja në këtë mënyrë.

Oh sa më ofendoni Mua!

Juve që i keni shpenzuar jetët tuaja të përkushtuara ndaj Meje dhe jeni në dijeni rreth Shkrimeve të Mia të Shenjta, por që tani më refuzoni, Unë ju them këtë.

Refuzimet tuaja ndaj Meje tani, do t’ju lënë të shqetësuar dhe në trishtim të madh, kur e Vërteta t'ju zbulohet.

Sepse atëherë ju do t'i njihni shpirtrat që ju i hodhët mënjanë, kur Mua më duhej ndihma juaj për t'i shpëtuar ata.

Sa më bëni Mua të lotoj me trishtim për verbimin tuaj të shkaktuar nga mungesa juaj e përulësisë.

Ju e vini në dyshim Fjalën Time të Shenjtë kur ju duhet ta përqafonit atë, ta mbërthenit fort atë, sepse ju jeni shpirtra duke u mbytur dhe ju mungon bujaria e zemrës.

Ju lutem që t’i përgjigjeni thirrjes Sime.