Bija Ime fort e dashur, koha për Mbretërimin Tim mbi Tokë po afron dhe ka vetëm pak kohë, që njerëzimi ta mbërthejë Mëshirën Time dhe të pendohet.
Është gjithashtu e rëndësishme që Kisha Ime ta përgatisë grigjën e saj për Jetën e Përjetshme dhe të përdorë çdo mundësi për të inkurajuar pajtimin.
Kjo është një periudhë e rëndësishme e vitit dhe ju duhet të ktheheni tek Unë, Jezusi juaj, dhe të luteni për Hiret për t’u siguruar që ju, ndjekësit e Mi, të keni forcën e bindjes për ta përhapur të Vërtetën e Ardhjes Sime të Dytë.
Vuajtja e njerëzimit dhe ajo e Atit Tim të Përjetshëm dhe e Imja, Birit të Tij të dashur, po shkon përfundimisht drejt mbarimit.
Sundimi i Satanit mbi Tokë do të ndalet dhe Unë do të marr Fronin Tim Të Ligjshëm.
Ndërsa Mbretërimi Im, brenda Kishës Sime, ka rezultuar në faktin që Shpirti Im ka qenë i pranishëm, duke ofruar Hire të mëdha për shpirtrat e denjë, do të jetë vetëm kur Satani të jetë lidhur, që Vullneti i Atit Tim do të mund të përmbushet përfundimisht.
Asnjë njeri nuk e kupton më të vërtetë se çfarë është Jeta e Përjetshme.
Asnjë njeri nuk e kupton plotësisht se çfarë do të ndodhë në Ardhjen Time të Dytë.
Asnjë njeri, për shkak të kufizimeve të kuptimit njerëzor, nuk mund t’i dijë planet e Mia për mbledhjen e 12 kombeve të Mia mbi Tokë.
Shumë besojnë se Ardhja Ime e Dytë është fundi i botës.
Mund të jetë mbarimi i kohëve siç i njihni ju, por është vetëm fillimi i një të ardhmeje të lavdishme, të planifikuar nga Ati Im i Përjetshëm për të gjithë fëmijët e Tij.
Qielli dhe Toka do të bëhen një.
Njëra nuk do të ekzistojë pa tjetrën. Të drejtët do të jetojnë në Parajsën Time të Re dhe do të ketë bollëk të madh në të gjitha gjërat.
Kaq shumë mrekulli nuk mund të përshkruhen kurrë në terma njerëzorë. Paqe dhe gëzim i madh do të ndjehet nga çdo shpirt që e trashëgon të drejtën për të qenë pjesë e Mbretërisë Sime.
Zemra më thyhet kur shikoj frikë në sytë tuaj, fëmijë, kur Unë iu referohem kohëve të mbarimit.
Në vend të kësaj, Unë kërkoj që të besoni në Dashurinë Time të Madhe për të gjithë ju, dhe dijeni që Premtimi Im është se ju do të jeni me të vërtetë në shtëpi me Mua dhe trishtimet tuaja do të hiqen përjetësisht.
Parajsa e Re që Unë premtoj ka për t’iu shfaqur njerëzimit shumë shpejt.
Mos e çoni dëm as edhe një moment të vetëm në frikë. Gëzohuni. Shikojeni përpara të ardhmen tuaj.
Kini besim të plotë tek Unë, sepse Unë ju dua kaq shumë sa kurrë nuk do t'ju lë në baltë.
Lutuni që të gjithë fëmijët e Mi të bëhen të përulët në zemër për të pranuar çelësat e Parajsës.