Bija Ime fort e dashur, është koha për të marrë armët në betejën Qiellore që është ndezur përsëri me Satanin dhe engjëjt e tij të rënë.
Tani, të lëshuar në çdo komb, ushtria e engjëjve të Satanit dhe e dishepujve të tij të devotshëm në tokë po i infektojnë fëmijët e Hyjit në çdo lloj mënyre.
Shenjat e dukshme janë tashmë. Kriza në Kishën Time, Kishën Katolike, u krijua nga forcat e të ligut ku qëllimi numër një i tyre ishte që ta gjunjëzonin atë. Të pakënaqur me këtë, forcat e të ligut duan ta shkatërrojnë Eukaristinë e Shenjtë duke e njollosur atë.
Duke e demoralizuar Kishën Time mbi tokë, plani i Satanit ishte që të shkatërronte besimin e ndjekësve të Mi.
Shumë prej ndjekësve të Mi nuk më nderojnë më Mua, Shpëtimtarin e tyre, sepse ata bëjnë me faj mëkatet e atyre që më përfaqësojnë Mua në Kishë. Sa më lëndon kjo Mua kur ata më braktisin Mua kaq shpejt.
Braktisja e besimit në botën sot ishte gjithashtu e planifikuar nga Satani duke i tunduar fëmijët e Hyjit që ta mohonin Besimin e tyre.
Në vend të tij ai përdor një fe të re, të njohur shpesh si Feja e Epokës së Re. Në vend që të lavdërojnë Hyjin, Atin e Përjetshëm, ata lavdërojnë qenen njerëzore sikur të ishte shpirtërisht superior dhe në kontroll.
Ashtu si Luciferi që donte jo vetëm të ishte si Hyji, por edhe të bëhej Hyj, ky kult që po zhvillohet me shpejtësi kërkon t’i bindë fëmijët e Hyjit se ata janë në kontroll të së ardhmes së tyre, se gjithçka mund të kontrollohet nëpërmjet një besimi të rremë në një botë metafizike, e cila nuk ekziston.
Besimi në hyjnitë e rremë të tillë si Buda, ka dëmtuar kaq shumë njerëz dhe i ka drejtuar ata brenda një bote të errët, e cila duket sikur shkëlqen në vështrim të parë, por që nuk arrin të ndezë dashuri të pastër për njëri-tjetrin.
Në të kundërt të gjitha këto fe të Epokës së Re shpien tek një gjë, në maninë për vetveten dhe dashurinë për vetveten në kurriz të të tjerëve.
Luftërat, që rendet masonike të Satanit i krijojnë, janë duke u bërë të shumta dhe grupi më i madh nga të gjithë do të organizojë kontrollin e Lindjes së Mesme përmes masakrave.
Në Evropë ata do të organizojnë futjen e një monedhe të re mbarë botërore për t’i bërë skllevër të tyre.
Mbërthimi i Satanit është kaq i fortë, saqë do të duhen shumë lutje për ta rrëzuar fuqinë që ai ushtron. Pastaj do të jetë tundimi për t’i larguar fëmijët e Hyjit nga e Vërteta.
Ai, Satani, mund të bëjë lojëra me mendjen tuaj. Por, megjithëse ai nuk e ka fuqinë për të ditur se çfarë ju mendoni, ai mund të fusë mendime dhe dyshime në mendjen tuaj.
Kur ju i rezistoni fillimisht, duke u lutur për hiret që ta mbroni veten, ai e shton aktivitetin e tij.
Satani i dërgon engjëjt e tij demonë tek besimtarët dhe i torturon ata. Po të mund t’i shikonit ata, ju do të tronditeshit. Dy apo tre prej tyre mund t'ju rrethojnë dhe t'ju pengojnë, mund të bëjnë që ju të hutoheni, të shqetësoheni dhe që mendja juaj të mbushet me mendime të liga kundër personave të tjerë.
Çdo gjë që ka të bëjë me Hyjin, Kishat e Tij, fëmijët e Tij dhe ata që e përfaqësojnë Atë në tokë janë shënjestrat e para.
Pastaj ai vë në shënjestër ata që janë në vendet e larta dhe që kanë kontroll mbi jetën e milionave. Ai i tundon ata me korrupsion, me manipulim të fuqisë dhe futjen e ligjeve të këqija të krijuara për të shkaktuar dhimbje dhe vështirësi. Dhe pastaj ai orkestron luftën.
Fëmijë mos e nënvlerësoni betejën sepse ajo është e vërtetë.
600,000 engjëj të rënë u lëshuan vitin e shkuar nga gropat e Ferrit.
5 milion të tjerë janë lëshuar tani. Koha që ushtria e Hyjit në Qiell, ta shkatërrojë Satanin, ka filluar. Koha që Ushtria Ime në tokë të mbledhë armët, gjithashtu ka filluar.
Koha është e shkurtër. Ne kemi shumë punë për të bërë.
Lutja është arma. Kthimi në besim është qëllimi. Unë mund ta arrij shpëtimin e shpirtrave vetëm nëse Zëri Im dëgjohet në këtë kohë.
Satani e di këtë. Ai ka hedhur një mallkim mbi këtë Mision dhe do të tërheqë larg shumë prej fëmijëve të Hyjit. Prapë ai nuk mund të fitojë. Sepse askush nuk mund ta ndalojë Librin e së Vërtetës që po zbulohet, sepse jam Unë, Jezu Krishti, Ai që e bën këtë.
Prapë shumë shpirtra të gjorë do të binden që të shohin në anën tjetër ndërsa Unë e shpall të Vërtetën që e gjithë bota ta shikojë, ashtu siç është parathënë në Librin e Zbulesës.
Kurrë mos e lejoni atë që të angazhohet me ju. Ju mund ta bëni këtë duke refuzuar që të angazhoheni në fyerjet apo sharjet nga të tjerët, kur ju e shpallni Fjalën Time të Shenjtë. Sepse angazhimi me të, do t’i japë atij armën që i duhet për t'ju rrëzuar.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/06/07/600000-fallen-angels-were-released-last-year-from-the-pits-of-hell-a-further-5-million-have-now-been-released/