Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 13 June 2012

Satani synon t’i helmojë mendjet e disa prej njerëzve të Mi të zgjedhur kundër këtij Misioni

E Martë, 5 Qershor 2012, në 22:00

Bija Ime, nuk është veprim i mençur për ata që i ndjekin vizionarët e Mi në të gjithë botën, të dorëzohen ndaj planit të ri i të të ligut.

Ai synon t’i helmojë mendjet e disa prej njerëzve të Mi të zgjedhur kundër këtij misioni.

Ai do të kthejë njërin kundër tjetrit.

Ai do të krijojë dyshime mes tyre kundër këtyre Mesazheve të Shenjta dhe do t'iu shkaktojë shumë dhimbje dhe hidhërim.

Xhelozia shpirtërore do të rritet si një bishë që del nga thellësia e oqeanit dhe do të zbrazë një përmbytje të tmerrshme urrejtjeje jo vetëm mbi Mesazhet e Mia por edhe mbi ju.

Ju duhet të luteni sepse kjo do të ndodhë së shpejti.

Pritini këto ngjarje në lutje ditore dhe mos e lejoni këtë varg sulmesh që t'ju dekurajojë.

Ndjekësit e Mi duhet të qëndrojnë vigjilentë ndaj kësaj, sepse kur kjo të fillojë, brenda muajit tjetër, ju gjithashtu do të tundoheni për ta dyshuar Fjalën Time të Shenjtë.

Kjo profeci do të shpaloset përpara jush dhe do të jetë sulmi më i ashpër dhe më i dëmshëm në këtë mision deri tani.

Jo vetëm që këto sulme do të burojnë nga ata që promovojnë mesazhet e atyre që ata i besojnë të jenë vizionarë dhe profetë të vërtetë të kohëve moderne, por ata edhe do të mbështeten nga disa prej Shërbëtorëve të Mi të Shenjtë.

Vreri do t’i helmojë shumë shpirtra dhe shumë do të më refuzojnë Mua.

Shpërfilli këto sulme bija Ime. Ec përpara dhe jepi botës mesazhet e Mia sa më shpejt të mundesh.

Është e rëndësishme që ta përhapësh Fjalën Time të Shenjtë dhe lutjet e Mia madje edhe mes atyre që nuk duan të më dëgjojnë Mua. Sepse shumë vetë, kur t'iu tregohen këto mesazhe, do të ndjejnë një pendesë që e bëjnë këtë, dhe atyre më pas do t'iu jepen hiret për ta parë të Vërtetën.

Kurrë ndonjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e ndikimit që Satani ka mbi ju.

Ai i shënjestron, sidomos, shpirtrat që më duhen për të më ndihmuar Mua në Misionin Tim për të shpëtuar njerëzimin.