Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 19 June 2012

Mbajeni mend, kjo është një luftë e cila do të fitohet nga Kisha Ime e Mbetur mbi tokë

E Hënë, 11 Qershor 2012, në 16:30

Bija Ime fort e dashur shumë shpejt tani ata shpirtra të ndezur flakë prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, për shkak të këtyre Mesazheve, do të mblidhen si një në të gjitha kombet.

Ata do të bashkohen si një grup i vetëm për ta shpallur Fjalën Time me qëllim që çdo shpirt i humbur të mund të rrëmbehet nga kthetrat e bishës.

Kisha Ime e Mbetur do të mblidhet me shpejtësi dhe do të rritet nëpër botë dhe lutja do t'i lidhë ata bashkë si një Kishë e Shenjtë.

Unë do t’i dërgoj ndihmë secilës prej dy Kishave të Mia, Dy Dëshmitarëve të Mi mbi tokë. Atëherë ato do të ngrihen dhe me kurajo do ta shpallin të Vërtetën në çdo skaj të botës.

Zëri Im, do të gjëmojë si bubullimë dhe ata që me të vërtetë më duan Mua nuk do mbesin pa më njohur Mua. 

Hiret e Shpirtit të Shenjtë do t’i ndezin zjarr shpirtrat e ushtarëve të Mi dhe ata do të marshojnë përpara dhe do të më ndihmojnë Mua ta shpëtoj njerëzimin.

Gëzoni Ushtria Ime sepse ju jeni të bekuar që jeni zgjedhur për këtë detyrë të lavdishme.

Përmes dashurisë suaj për Mua, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, ju do të ndihmoni në shpëtimin e vëllezërve dhe motrave tuaja që të mos humbasin tek i ligu.

Ejani tani ndjekësit e Mi dhe më lejoni Mua që t'ju udhëheq nëpër xhunglën e dendur dhe me gjemba, për në Dritën e Mbretërisë Sime të Re mbi tokë.

Kurrë mos iu frikësoni Dorës Sime ndërsa Unë tani ju drejtoj të patrembur për në betejën kundër antikrishtit.

Mbajeni mend, kjo është një luftë e cila do të fitohet nga Kisha Ime e Mbetur mbi tokë.

Kujtoni gjithashtu se numri i shpirtrave që mund të shpëtohen do të varet nga forca e Besimit tuaj, bujaria juaj shpirtërore dhe vendosmëria juaj për të vuajtur në Emrin Tim të Shenjtë.

Unë ju dua.
Unë ju bekoj.

Unë ju jap hiret që ju duhen tani për ta marrë armaturën tuaj dhe për të marshuar drejt Jetës së Përjetshme.