Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 7 June 2012

Nëna e Shpëtimit: Qershori, Muaji i Kryqëzatës së Kthimit në Besim

E Enjte, 31 Maj 2012, në 21:00

Fëmija im çdo përpjekje po bëhet nga Satani dhe ata shpirtra që ai i ka infektuar për ta n
ënvlerësuar Fjalën Më të Shenjtë të Birit tim.

Gjithmonë kujtoni se Satani i mbjell farat e para të dyshimeve brenda zemrave të shpirtrave të zgjedhur. 

Dënimi më i rëndë do të hidhet mbi këto Mesazhe të Shenjta nga ata që janë të lidhur në mënyrë intime me Birin Tim të Shtrenjtë. 

Kur Satani e bën këtë, ai i fiton shpirtrat. 

Mos e lejoni atë ta bëjë këtë bija Ime. Largohuni dhe mos u përzieni me të.

Biri im kurrë nuk e mbrojti Fjalën e Tij të Shenjtë dhe as ju nuk duhet të bini në këtë tundim.
 
Shkalla e influencës satanike po rritet dhe po përhapet në mbarë botën. 

Fëmijët e Mi të gjorë po vuajnë dhe Unë derdh lot trishtimi kur e shikoj zhgënjimin dhe trishtimin e tyre. 

Lutuni, fëmijët e mi për paqe në këtë kohë, në mënyrë që fëmijët e Hyjit ngado që janë të kthehen tek Biri im për forcë.

Vetëm ndërhyrja hyjnore, e dhënë përmes hireve të siguruara nëpërmjet lutjeve tuaja, mund ta lehtësojnë dhimbjen dhe vuajtjen tuaj.

Biri im dëshiron që shpirtrat të kthehen tek Ai sepse vetëm Ai mund t'iu japë atyre ngushëllimin që ata kanë nevojë. Asgjë tjetër nuk do të sjellë lehtësim nga mundimi që po duroni tani.

Unë ju bëj thirrje fëmijë që ta dedikoni muajin e Qershorit për kthimin e njerëzimit në besim dhe të siguroni që ata të kërkojnë shpëtim. 

Quajeni këtë muaj, muajin e Kryqëzatës së Kthimit në Besim dhe lutuni si një trup i vetëm përmes grupeve të lutjes anembanë botës. 

Këtu është Lutja e Kryqëzatës për Kryqëzatën e Kthimit në Besim.

Lutja e Kryqëzatës (58) Lutja e Kryqëzatës së Kthimit në Besim

O Jezus i dashur, unë të thërras Ty që t’i pushtosh të gjithë fëmijët e Hyjit dhe t'i mbulosh ata me Gjakun Tënd të Çmuar. Që çdo pikë e Gjakut Tënd të mbulojë çdo shpirt për t’i mbrojtur ata nga i ligu.

Hapi zemrat e të gjithëve, sidomos të shpirtrave të ngurtë dhe të atyre që të njohin Ty – por që janë të njollosur me mëkatin e krenarisë – të bien në gjunjë dhe të luten që Drita e Dashurisë Tënde të vërshojë në shpirtrat e tyre.

Hapi sytë e tyre të shohin të Vërtetën, që agimi i Mëshirës Tënde Hyjnore të vërshojë përmbi ta – për t’i mbuluar ata me Rrezet e Mëshirës Tënde.

Ktheji të gjithë shpirtrat përmes Hireve që unë të kërkoj Ty tani, Jezus i dashur, (thuaj qëllimin tënd këtu).

Unë të lutem Ty për Mëshirë dhe të ofroj Ty këtë dhuratë të agjërimit për një ditë çdo javë (për këtë muaj Qershor), në shpërblim për të gjitha mëkatet. Amen.

Fëmijë ju duhet të agjëroni për një ditë në secilën javë të muajit të Qershorit.

Ju duhet të recitoni Rruzaren Time dhe Kurorëzën e Mëshirës Hyjnore çdo ditë.

Duke e bërë këtë, fëmijë, ju do të shpëtoni shpirtrat e miliona njerëzve përmes Mëshirës së Birit Tim Jezu Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/31/virgin-mary-june-crusade-of-conversion-month/


*Shënim: Kjo kërkesë për lutje dhe agjërim mund të përdoret në 
çdo kohë gjatë vitit por Nëna e Shpëtimit kërkoi që ajo të bëhet gjatë muajit Qershor.