E
Diel, 27 Maj 2012, në 18:00
Bija
Ime sa shumë prej ndjekësve të Mi pyesin se përse shumë nga këto profeci
shkaktojnë frikë në zemrat e tyre. Shumë
besojnë se Unë krijoj frikë. Por kjo nuk është krejt e vërtetë.
Frika që i mbërthen shumë
shpirtra është kur e kuptojnë se ajo që Unë iu tregoj është e Vërteta.
Ashtu
si prej çdo prindi të mirë, fëmija paralajmërohet për rreziqet në
jetë. Nganjëherë rreziqet të cilat
prindi i paralajmëron mund të shkaktojnë frikë. Por frika lidhet me të keqen e
shkaktuar nga njeriu, e cila qëndron përpara.
E
njëjta gjë është e vërtetë për ligësinë në botë. Ajo është e shkaktuar nga
njeriu i cili, nga ana e tij, është i ndikuar nga mashtruesi,
Satani.
Profecitë e dhëna racës njerëzore nga Hyji, që nga fillimi i kohës, kanë shkaktuar frikë në
zemrat e disave.
Megjithatë
ato shkaktuan shumë të qeshura tallëse në qarqe të tjera. Kjo është çfarë
ndodhi përpara se Noehi të fillonte të ndërtonte Arkën. Ndërsa ai ishte i
nënqeshur, i përqeshur dhe i tallur, ata që patën frikë bënë atë që iu kërkua.
Ata e ndërtuan Arkën për të shpëtuar veten.
Ata që e qeshën, që e tallën dhe
që nuk ia vunë veshin Noehit, u shkatërruan.
Të gjitha profecitë që vijnë nga
Hyji përfshijnë paralajmërime për të inkurajuar njerëzimin që të jetë i
përgatitur për ngjarje të tilla.
Vetëm
nëpërmjet përgatitjes së shpirtrave tuaj ju mund t'i rezistoni torturave që
qëndrojnë përpara, të cilat shkaktohen nga mëkatet e njerëzve.
Për ata
prej ndjekësve të Mi që pyesin se përse mesazhet e Mia mund të shkaktojnë
frikë, Unë ju them këtë.
Mos i
besoni gënjeshtrat, të mbjella në zemrat tuaja nga Satani, se Hyji nuk do
t’i jepte kurrë botës mesazhe që shkaktojnë frikë ndër zemrat e fëmijëve të
Tij.
Shumë
prej jush tani, sidomos ata që më duan Mua, po largohen nga Fjala Ime e
Shenjtë.
Një nga talljet e preferuara të
Satanit është që t'ju bindë se Mesazhet Hyjnore nuk përmbajnë profeci që
shkaktojnë frikë.
Sigurisht mesazhe të tilla mund të vijnë vetëm nga i ligu?
Sa qesh
Satani me vetë mashtrimet e tij djallëzore.
Satani do t'ju bindë se mesazhet
e Mia vijnë prej tij, kaq i dëshpëruar është ai për t'ju bindur që të
mos i ndiqni udhëzimet e Mia.
Juve, ndjekësve të Mi, duhet
t'ju tregohet e Vërteta.
Unë
duhet t'ju përgatis, dhe kjo do të thotë që t'ju paralajmëroj më parë për
gjërat që do të vijnë, vetëm që t'ju mbroj. Që t'ju shpëtoj.
Kurrë
mos e dëgjoni atë gënjeshtër.
Mesazhet
e Mia po ju jepen prej Dashurisë Sime Hyjnore për gjithë krijimin. Më
lejoni Mua që t'ju udhëheq si çdo prind i mirë.
Duke më
dëgjuar Mua dhe duke ndjekur udhëzimet e Mia për lutje, Unë do t'ju mbroj.
Frika
nuk vjen prej Meje. Kur ju besoni tek Unë dhe shpresoni tek Unë, ju nuk do të
keni frikë, pavarësisht se sa shumë ligësi t’ju paraqitet përmes mëkateve të
njerëzimit.
Një gjë që ju kurrë nuk duhet ta
bëni, është që të fshiheni dhe të pretendoni se gjithçka do të jetë mirë.
Sepse
duke e bërë këtë ju e nënvlerësoni ekzistencën e të ligut në botë.
Pranojeni
se Satani ekziston. Besoni se lutja mundet, dhe do t’i dobësojë fuqitë e tija.
Pastaj
ngrihuni dhe merreni përgjegjësinë, si një ndjekës i Imi, i Jezu
Krishtit.
Kur të përballeni me të
vërtetën, më lejoni Mua t'ju udhëheq dhe frika nuk do të hyjë në zemrën
tuaj.
Jezusi
juaj i dashur