Kerko Mesazhet ketu

Monday, 4 June 2012

Dijeni se 1,000 vitet e referuara në Librin e Zbulesës do të thonë pikërisht këtë

E Hënë, 28 Maj 2012, në 20:45

Bija Ime fort e dashur kur njeriu i vë në dyshim Mësimet e përmbajtura në Biblën e Shenjtë, kjo është natyra normale njerëzore.

Kur njeriu i manipulon mësimet në Biblën e Shenjtë për t'ia përshtatur agjendës së tij personale, kjo më fyen Mua. 

Por kur shërbëtorët e Mi të shenjtë mohojnë pjesë të Biblës së Shenjtë dhe i hedhin ato mënjanë, sikur të jenë pa asnjë pasojë, ata më mohojnë Mua, Birin e Njeriut.

Çdo gjë e përmbajtur në Biblën e Shenjtë vjen nga Ati Im i Përjetshëm i cili e ka aprovuar çdo fjalë të vetme përmes të shuguruarve të Tij.

Besojeni se Fjala e Shenjtë e Hyjit është e përmbajtur në Librin e Atit Tim, as edhe një fjalë s’është gënjeshtër.

Përse atëherë ata që pohojnë të jenë studiues dhe ekspertë mbi të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, e vënë në dyshim Fjalën Time të Shenjtë kur Unë jua paraqes juve në këto Mesazhe?

E Vërteta Ime po ju jepet juve tani, edhe një herë, për t'jua freskuar kujtesën, për t'jua kujtuar Mësimet e përmbajtura në të. 

Fëmijë të Mi në tokë, dijeni se profecitë e përmbajtura në Librin e Danielit dhe në Librin e Zbulesës akoma duhet të ndodhin.

Dijeni se 1,000 vitet e referuara në Librin e Zbulesës do të thonë pikërisht këtë.

Nëse do të duhej të ishte diçka tjetër, atëherë do të kishte qenë dhënë një kohë tjetër. 

Kisha Ime, Kisha Katolike, nuk e kanë deklaruar se si ata e besojnë këtë, sepse ata nuk e kanë bërë akoma.

Kisha Ime e Mbetur, pjesa e mbetur e Kishës Sime Katolike mbi tokë do ta kuptojë kuptimin e vërtetë të Epokës Sime të Paqes në tokë. 

Ju jeni në kohët e fundit por toka do të ripërtërihet.

Unë ju bëj thirrje të gjithë juve, shërbëtorët e Mi të shenjtë. Zëri im është ngjirur ndërsa ju lutem që t’i përgjigjeni Thirrjes Sime të Shenjtë nga Qielli.

Unë, Shpëtimtari juaj i dashur, kam dërguar shumë profetë dhe vizionarë tek ju deri tani. Ata ndihmuan për t’i hapur mendjet tuaja ndaj këtyre ngjarjeve që akoma duhet të vijnë.

Unë kam pritur deri tani për t’i shpallur botës zbulimet e fundit. Unë tani dërgoj lajmëtarin Tim të fundit, Maria e Mëshirës Hyjnore (Maria Divine Mercy), lajmëtarin e shtatë për të përgatitur kapitullin e fundit ndërsa ai po ju zbulohet juve.

Zëri Im është si një bubullimë. Ai do të vazhdojë që të dëgjohet në mbarë tokën. Nuk do të ndalojë deri ditën që Unë të vij për të gjykuar.

Ju mund të mos më dëgjoni Mua tani. Shumë prej jush do ta shpërfillin Fjalën Time me një arrogancë e cila më lëndon Mua thellësisht.
  
Të tjerët, nga frika, do të më shpërfillin Mua sepse është më e lehtë në atë mënyrë. Por shumë shpejt ndryshimet për të cilat Unë flas do të ndodhin. Atëherë e Vërteta do të fillojë të bëhet më e qartë për ju.

Unë ju bëj thirrje tani dhe ju them këtë. Unë e pres përgjigjen tuaj kurdo që ajo të jetë, tani apo në të ardhmen.

Unë jam duke pritur. Unë do të vazhdoj, me durim, deri në ditën kur ju të vini duke vrapuar drejt Meje për të kërkuar Mbrojtjen Time.

Unë kurrë nuk heq dorë nga shërbëtorët e Mi të zgjedhur, ata që Unë i kam thirrur një herë më parë.

A ju kujtohet hera e parë kur Unë ju thirra? 

Ju e ndjetë zërin Tim që i fliste shpirtit tuaj duke ju bërë thirrje që të bashkoheshit me Mua. A mund të më dëgjoni Mua tani?

Më kërkoni Mua t’jua zbuloj tani, se jam Unë, Jezusi juaj që ju lutet të vini, të ngriheni dhe të më ndiqni Mua në këtë udhëtim të fundit të vështirë drejt Jetës së Përjetshme. 

Mos iu trembni Thirrjes Sime. Kini besim tek Unë dhe thoni këtë lutje duke më kërkuar Mua që t'ju lejoj ta dëgjoni thirrjen Time.

Lutja e Kryqëzatës (57) Lutje për Klerin – Jezus, më lejo ta dëgjoj thirrjen Tënde

O Jezusi im i dashur, 
hapi veshët e mi ndaj tingullit të Zërit Tënd.
Hape zemrën time ndaj Thirrjes Tënde të dashur.
Mbushe shpirtin tim me Shpirtin e Shenjtë, 
për të të njohur Ty në këtë kohë.

Unë të ofroj Ty besnikërinë time të përulët 
për gjithçka që Ti kërkon nga unë.
Më ndihmo të dalloj të Vërtetën, të ngrihem, 
të përgjigjem dhe të ndjek Zërin Tënd
që të mund të ndihmoj Ty për të shpëtuar 
shpirtrat e gjithë njerëzimit.

Vullneti Yt është urdhër për mua.
Më jep kurajon për të të lejuar Ty të më udhëzosh, 
që të vendos mburojën e duhur për të drejtuar 
Kishën Tënde drejt Mbretërisë Tënde të Re.
Amen.

Mbajeni mend, Unë Jezu Krishti, nuk do të lejoj kurrë që Shërbëtorët e Mi të Shenjtë të largohen nga Udha e së Vërtetës. Unë do të qëndroj në çdo qoshe, çdo shesh dhe do t'ju tregoj drejtimin e duhur.

Kjo mund t'ju duket e mërzitshme nganjëherë. Ju mund të jeni të paqartë. Ju mund edhe të mos dëshironi ta dëgjoni të Vërtetën. Ju mund të jeni të frikësuar. Por dijeni këtë. 

Unë do t'ju dua gjithmonë. Unë do të jem gjithmonë krah jush.

Unë kurrë nuk do t'ju braktis.

Jezusi juaj i dashur