Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 20 June 2012

Testi i një profeti të mirëfilltë qëndron në lutjet që i janë dhënë për njerëzimin

E Martë, 12 Qershor 2012, në 17:58

Bija Ime fort e dashur dije se Unë nuk do t’i dënoja kurrë ata që thonë se vijnë në Emrin Tim, por që nuk vijnë.

Unë i dua të gjithë fëmijët e Hyjit, duke përfshirë edhe profetët e rremë të dërguar për ta ngatërruar njerëzimin në këtë kohë.

Shumë shpirtra të tillë janë plot me dashuri për Mua dhe e ndjejnë të nevojshme për t’u bërë më të afërt. Ata mund të imagjinojnë se po marrin mesazhe hyjnore, edhe pse nuk është faji i tyre. Ju duhet të luteni për shpirtra të tillë. Ju kurrë nuk duhet t’i gjykoni ata.

Pastaj janë ata që thonë se vijnë në Emrin Tim, por që mbajnë stemën e bishës. Si ujqër të veshur në petka deleje, ata dalin për të futur në grackë shpirtrat e pastër dhe i njollosin ata me mëkatin e mashtrimit.

Këta janë të rrezikshmit profetë të rremë, qëllimi i të cilëve është që ta shtrembërojnë të vërtetën e Mësimeve të Mia në mënyrë të atillë që të mos arrihet të vihen re.

Ata, përmes një fasade të jashtme përulësie të rreme, do t'ju bëjnë që të besoni një gënjeshtër në Emrin Tim. Ata do të paraqesin një maskë tolerante të mashtrimit dhe do t’ju bindin se ata janë duke përhapur të Vërtetën.

Testi i një profeti të mirëfilltë qëndron në lutjet që i janë dhënë për njerëzimin.

Kthimi në besim përhapet me shpejtësi nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë kur mesazhet vijnë nga Qielli dhe ato i mbulojnë të gjitha besimet, të gjitha fetë për t’i bashkuar si një.

Unë ju bëj thirrje për lutje në këtë kohë për shpirtra të tillë, të cilët kanë qenë mashtruar për të besuar se ata flasin me zërin nga Qielli. Lutuni për ta që t'iu jepet forca për ta kërkuar përulësinë, në mënyrë që ata të mundësohen për ta parë të Vërtetën.

Lutuni që ata të mos lejojnë që shpirtrat e tyre të përdoren nga mashtruesi për të shkaktuar çorientim midis fëmijëve të Hyjit.

Lutuni, gjithashtu, për ata që nuk flasin në emër të Hyjit por që me vetëdije flasin me gjuhën e Satanit. Ata gjithashtu kanë nevojë për lutjet tuaja, sepse ata po përdoren pa mëshirë nga Satani si një mjet për të përhapur gënjeshtra.