Kerko Mesazhet ketu

Saturday 9 June 2012

Jezusi: Kurrë mos u lëkundni. Kurrë mos e dyshoni Dorën Time të Mbrojtjes

E Shtunë, 2 Qershor 2012, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, kur ndjekësit e Mi më lejojnë Mua që t’ua mbush shpirtrat e tyre me dashurinë Time të pakushtëzuar, Unë do të ndez brenda tyre një forcë që do t’i befasojë ata.

Ejani tek Unë si fëmijë besimtarë me një zemër të thjeshtë e të hapur, duke mos pritur për asgjë, dhe unë do t'ju sjell një paqe të cilën ju nuk do ta gjeni ndokund tjetër.

Ndërsa Unë derdh lot për mënyrën se si ligësia dhe lakmia e kanë mbërthyer botën, Unë jam gjithashtu plot me gëzim për dashurinë e pastër që ndjekësit e Mi tregojnë për Mua, Jezusin e tyre.

Sa shumë ata më sjellin Mua lehtësim, ngushëllim dhe sa shumë Unë dëshiroj që t’i mbështjell ata në Krahët e Mi.

Sa shumë Unë dëshiroj që ata të mund të më dëgjonin Mua që t’iu tregoja se sa shumë Unë i dua ata.

Sa e pres atë ditë kur Unë ta shtrij dorën Time, ta kap dorën e tyre në Timen dhe t’i tërheq ata në Mbretërinë Time të Re, kur ata më në fund do të vijnë në shtëpi tek Unë.

Ajo ditë nuk është larg. Të gjithë ju ndjekësit e Mi, duhet të më dëgjoni Mua në këtë kohë. Ju duhet të jeni të fortë dhe të këmbëngulni gjatë sprovave që do të vijnë dhe kurrë të mos dekurajoheni.

Ecja përgjatë udhës, e gdhendur për ju drejt Mbretërisë Sime, do t'ju lëndojë. Shumë prej jush do të pengohen dhe do të rrëzohen.

Disa prej jush do t’i kthehen mbrapsht rrugës që erdhën.

Të tjerët do të ulen, do të dorëzohen dhe do të ngecin midis fillimit të udhëtimit të tyre dhe portave të Jetës së Përjetshme. Kaq i dobët do të bëhet besimi i tyre për shkak të pengesave që ata do të ndeshin.

Më të fortët do të jenë të patrembur. Ata do të duan të 
çajnë përpara dhe të mbushen me çdo pikë të energjisë drejt Epokës së Re të Paqes.

Asgjë nuk do t'ua presë atyre rrugën. Ata do ta dinë se si t’i përballojnë vuajtjet që janë përpara. Ata do të dinë se si ta luftojnë armikun. Me fare pak frikë në zemrat e tyre ata do ta dëgjojnë çdo udhëzim të dhënë nga Unë.

Ata 
gjithmonë duhet të përpiqen që të kthehen pas dhe t’i mbështesin ata që janë më të dobët. Ata që janë të frikësuar. Ata duhet t’i mbajnë mbi supet e tyre ata që nuk e kanë vullnetin dhe kurajon për t’u ngritur në Emrin Tim.

Ata që e refuzojnë ndihmën tuaj do të mbeten prapa dhe do të bëhen pjesë e Mbretërisë së Bishës nga e cila nuk ka asnjë shpëtim.

Kurrë mos u lëkundni. Kurrë mos e dyshoni Dorën Time të Mbrojtjes.

Nëse ju ia nënshtroni çdo gjë Vullnetit Tim të Shenjtë, Unë do të kujdesem për çdo gjë.

Kini besim tek Unë. Më ndiqni Mua.

Koha është e shkurtër, por prapë koha është e mjaftueshme për t’u përgatitur për betejën që shtrihet përpara.

Unë ju dua të gjithëve. Kurrë mos e harroni fuqinë e Dashurisë Sime.