Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 23 June 2012

Qiejt do të çmbështillen sikur të hapej një çati

E Shtunë, 16 Qershor 2012, në 19:40

Bija Ime fort e dashur, Fjala Ime po dëgjohet nga miliona njerëz në mbarë botën ndërsa Unë i përgatis të gjithë fëmijët e Hyjit për Mëshirën Time Hyjnore.

Ata që janë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë do ta kuptojnë menjëherë, kur t'i lexojnë Mesazhet e Mia, se ato vijnë nga Buzët e Mia Hyjnore.

Ata që thonë se më njohin Mua por që nuk arrijnë të më dallojnë Mua, prapë nuk mund t’i rezistojnë leximit të Fjalës Sime, edhe pse ata luftojnë kundër Meje.

Ata më refuzojnë Mua, e megjithatë janë akoma të tërhequr tek Mesazhet e Mia.

A nuk e kuptojnë ata se ky është Shpirti i Shenjtë, i cili edhe pse i fjetur në shpirtrat e tyre, akoma i tërheq ata drejt Meje?

Unë iu them atyre këtë. Koha ka ardhur ku shumë shpejt fyerjet tuaja do t'ju tregohen gjatë Paralajmërimit.

Urrejtja juaj për Fjalën Time do t'ju zbulohet dhe atëherë ju do ta njihni të Vërtetën.

Kur kjo të ndodhë, ju duhet t’i bashkoheni vëllezërve dhe motrave tuaja dhe të luftoni për të drejtën për ta mbrojtur Kishën Time mbi tokë.

Qiejt do të çmbështillen sikur të hapej një çati për të zbuluar zjarrin dhe flakët e Mëshirës Sime Hyjnore.

Toka do të tundet me një forcë të tillë saqë asnjë njeri nuk do t'i shpëtojë Syve të Mi, Shpirtit Tim apo Dhuratës Sime.

Shumë do të dridhen nga frika sepse do të jetë vetëm atëherë që shumë do të bëhen të vetëdijshëm për gjendjen e shpirtrave të tyre për të parën herë.

Ata do ta kuptojnë se dashuria që ata kanë për trupat e tyre dhe të gjitha ndjenjat që kërkojnë t’i ushqejnë nuk kanë kuptim.

Ata do ta shikojnë çdo pjesë të shpirtit, por nuk do ta shikojnë atë përmes syve të tyre. Ata do ta shikojnë shpirtin e tyre përmes Syve të Mi.

Ata do të ndjehen keq dhe të neveritur ashtu si dhe Unë ndjehem kur e shikoj shëmtinë e keq-bërjeve të tyre të mjerueshme.

Ata do të shikojnë se sa e kalbur ishte sjellja e tyre ndaj të tjerëve dhe të keqen që ata kanë bërë përmbi njerëzit e tjerë, vëllezërit dhe motrat e tyre.

Pastaj ata do të shikojnë dashurinë e tyre për vetveten, kotësitë dhe dashurinë për idhujt e rremë dhe do ta kuptojnë se sa shumë kjo më fyen Mua.

Për ata që i kanë mëkatet kaq të errëta, ata do të ndjehen të sëmurë, me dhimbje dhe nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë ballë tmerrit që kanë për të parë. Ata do të kenë nevojë për çdo lloj force për të përballuar pastrimin që nevojitet për t’i bërë ata të aftë të mbijetojnë dhe të ndjekin udhën e së Vërtetës.

Është e rëndësishme që të kuptoni se Paralajmërimi është pikërisht kjo. Unë vij për t’i paralajmëruar fëmijët e Hyjit se mëkatet e tyre mund dhe do të falen.

Unë vij për t'iu treguar atyre se si do jetë Dita e Gjykimit. Kjo do të thotë se ata që kërkojnë shpengim në këtë fazë, do të shpëtohen.

Atyre që akoma më refuzojnë Mua, do t'iu jepet kohë për t’u penduar por jo shumë. Nëse ata akoma e çojnë dëm Dorën Time të Mëshirës, atëherë do të më duhet të heq dorë.

Pastaj Unë do t’i ndaj të drejtët në njërën anë dhe të padrejtët në anën tjetër. Edhe një tjetër mundësi do të ketë atëherë për të kërkuar shpengim dhe ata që e refuzojnë Dorën Time të Dashurisë dhe Mëshirës, do të flaken në Ferr.

Kjo profeci ka qenë parathënë që prej fillimit.

Kushtojini vëmendje Paralajmërimit dhe shpëtojini shpirtrat tuaj ndërsa e keni mundësinë.