Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 6 June 2012

Agonia Ime në Kopësht po përjetohet përsëri dhe dhimbja e vuajtjeve të Mia është dyfishuar

E Mërkurë, 30 Maj 2012, në 15:30


Bija Ime fort e dashur mundimet e shkaktuara mbi ty prej atyre që iu mungon përulësia e vërtetë, por që pohojnë se flasin në Emrin Tim, do të intensifikohen tani. 

Mos dëgjo asnjë zë, vetëm Zërin Tim. Mos u përziej dhe mos iu përgjigj atyre që më fyejnë Mua.

Ata e kanë lejuar krenarinë njerëzore të më bllokojë Mua dhe më tej, sikur kjo të mos mjaftonte, ata më persekutojnë Mua.

Ardhja Ime e Dytë do të jetë e ngjashme me ngjarjet që ndodhën gjatë kohës Sime në tokë herën e parë. 

Fjala Ime e Shenjtë do të vihet në pyetje, do të kritikohet, do të shpërfillet dhe pastaj do të refuzohet.

Të parët që do të më refuzojnë Mua, do të jenë të Mitë, ata shpirtra që më duan Mua më shumë. Ata do të qëndrojnë në rreshtin e parë për të hedhur gurin e parë. 

Agonia Ime në Kopësht po përjetohet akoma edhe një herë dhe dhimbja e vuajtjeve të Mia është dyfishuar.

Unë vuajta në agoni për mëkatet e njerëzimit, jo vetëm të atyre që jetonin në atë kohë, por edhe të atyre që më refuzojnë Mua sot. Ata që më refuzojnë Mua sot më lëndojnë më shumë, sepse Unë vdiqa për mëkatet e tyre. Ata nuk kanë mësuar asgjë nga kjo.

Atëherë, ata që më tallnin Mua dhe ma shpuan syrin me gjemb, më të mprehtin në Kurorën e Gjembave, janë ata përfaqësues të Kishës Sime në Tokë.

Ata nuk do ta pranojnë Ardhjen Time të Dytë apo paralajmërimet që iu zbuloj atyre tani. 

Çdo fjalë e nxjerrë nga buzët e Mia po kapërdihet nga ata shpirtra të përulur si fëmijët e uritur për bukë.

Por ata që janë të ushqyer me dijen e të Vërtetës së Mësimeve të Mia, i kthejnë kokat dhe shikojnë në anën tjetër.

Përulësia nuk është më e pranishme në shpirtrat e shumë prej ndjekësve të Mi, kështu që ata nuk do të jenë në gjendje të përfitojnë nga Hiret e Mia të veçanta.

Nëse nuk bëheni të vegjël në sytë e Hyjit, ju nuk do mund të më dëgjoni Mua.

Nëse nuk e dënoni krenarinë dhe arrogancën, ju nuk do ta ndjeni fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.

Kur ju më refuzoni Mua sot, ju ngulni gozhdën e parë në kyçin e dorës Sime. 

Kur ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, e mohoni Fjalën Time të Shenjtë, që po ju jepet tani, ju ngulni gozhdën e dytë në kyçin Tim të dorës tjetër.

Për ata shpirtra të shkretë që nuk kanë aspak interes në Mësimet e Mia apo në Shpëtimin që Unë i dhashë botës, përmes Vdekjes Sime në Kryq, ata nuk kanë asnjë njeri që t'i drejtojë. 

Ata janë viktimat këtu. Ata nuk po drejtohen drejt Meje. Atyre po iu mohohet mundësia për t'u përgatitur për Ardhjen Time të Dytë.

Tani Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi që të përgatiten. Beteja midis besimtarëve do të fillojë së shpejti. Gjysma e tyre jo vetëm që do t'i dënojnë këto mesazhe, por edhe do të përpiqen që t'i ndalojnë ato.

Gjysma tjetër do t'i përdorë ato për të kthyer të tjerët në besim.

Ata shpirtra të thjeshtë e të humbur që nuk më njohin Mua fare, do të më njohin Mua menjëherë sapo t'ua shfaq atyre të Vërtetën gjatë Paralajmërimit.

Do të jetë më e lehtë për ata që ta shohin të Vërtetën, sesa për ata që thonë se më duan Mua, por që më mohojnë Mua tani. 

Ja përse ju keni nevojë që të luteni për hiret për t'ju lejuar të më shikoni Mua, të më dëgjoni Mua dhe të më lejoni Mua që t'ju përgatis për Ardhjen Time të Dytë.

Kurrë mos besoni se për të më ndjekur Mua me të vërtetë, sidomos në këto Kohët e Fundit, do të jetë e lehtë. 

Sepse këtë herë, nderimi i heshtur ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, nuk do të jetë i mjaftueshëm. 

Ju do të jeni si një i rekrutuar i ri në çdo ushtri. Ju do të keni nevojë që të stërviteni, t'i ripërtërini shpirtrat tuaj dhe të vini tek Unë përmes Sakramenteve, përpara se të bëheni mjaft të fortë dhe trima për ta përhapur Fjalën Time të Shenjtë. 

Përhapja e Lutjeve të Mia të Kryqëzatës do të jetë detyra juaj e parë. 

Ju, ushtria Ime do të drejtoni Kryqëzatën më të madhe ndonjëherë, të Misionit Tim të Shenjtë në tokë. Ju do të filloni me një numër të vogël, por do të rriteni në 20 milionë.

Lutjet dhe vuajtjet e Kishës Sime të Mbetur mund të jenë të mjaftueshme për ta shpëtuar të gjithë njerëzimin. Kurrë mos harroni se lutjet tuaja mund të shpëtojnë shpirtrat e mëkatarëve më të rëndë të mundshëm, kaq e fuqishme është lutja. Prandaj përgatituni për t’u mbledhur së bashku. Përgatituni mirë sepse do të bëhen përpjekje për t'ju ndaluar. Pranojini fyerjet abuzive që do të hidhen drejt jush.
 
Dijeni se çdo lloj argumenti do t'ju paraqitet për t'ju ndaluar në misionin tuaj. Por dijeni se Unë ju udhëzoj, ju drejtoj dhe ju bëj të fortë. 

Dijeni gjithashtu se ju, Ushtria Ime, do të jeni përgjegjës për shpëtimin e miliona shpirtrave. Shpirtra që nuk do të kishin pasur as edhe një shpresë. 

Lejojeni dashurinë Time t'a prekë shpirtin tuaj dhe t'ju lidhë së bashku në një, në bashkim me Mua, Jezusin tuaj.

Më lejoni Mua t'ju mbuloj me Gjakun Tim të Çmuar dhe t'ju jap Dhuratat e Mia për t'ju ndihmuar të qëndroni besnikë ndaj Meje në mënyrë që, pavarësisht se sa i fortë të jetë tundimi, ju kurrë të mos e mohoni thirrjen që Unë ju bëj tani. 

Unë ju bekoj të gjithë ju Ushtria Ime e fortë.

Unë do t'ju udhëheq në marshimin tuaj drejt Epokës së Re të Paqes në çdo hap të udhës.

Shpëtimtar juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti