Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 10 June 2012

Kalojeni muajin e Qershorit në meditim të qetë ashtu siç ju ka udhëzuar Nëna Ime e Dashur

E Diel, 3 Qershor 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ndjekësit e Mi duhet ta kalojnë muajin e Qershorit në meditim të qetë ashtu siç ju ka udhëzuar Nëna Ime e Dashur.

Ky muaj është periudha kur, përmes Kryqëzatës së Kthimit në Besim, shumë njerëz mund të marrin hiret e një kthimi të menjëhershëm përmes sakrificave të bëra nga ata prej jush që i përgjigjen Nënës Sime, Nënës së Shpëtimit.

Ju duhet të jeni të qetë këtë muaj.

Ju lutem, Unë ju kërkoj që t’i frekuentoni kishat tuaja sa më shumë që të mundeni, për ta recituar Lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore në orën 3.

Katolikëve ju lutem që ta marrin Eukaristinë Time të Shenjtë çdo ditë nëse është e mundur gjatë këtij muaji.

Sepse ky muaj do të jetë periudha kur planet, që po kryhen në heshtje për t’i shtuar trazirat në Lindjen e Mesme, do të jenë drejt finalizimit.

Jini të fortë. Jini të durueshëm. Jini të përulët në zemër.

Dorëzojeni vullnetin tuaj tek Unë dhe ofrojini sprovat dhe sakrificat për kthimin e të gjithë mëkatarëve.

Shkoni në paqe ndjekësit e Mi të dashur.

Shpirti Im i Shenjtë po ju mbulon të gjithëve në këtë kohë ndërsa Unë ju drejtoj drejt këtij përkushtimi të veçantë.