Kerko Mesazhet ketu

Sunday 3 June 2012

Ata kanë për qëllim që ta largojnë Papa Benediktin XVI nga Froni i Pjetrit duke përdorur metoda djallëzore

E Shtunë, 26 Maj 2012, në 16:00

Unë jam i kënaqur që të kam përsëri me Mua. Është e rëndësishme që të qëndrosh pranë Meje tani, bija Ime. Koha është e shkurtër dhe ti ke shumë punë për të bërë. 

Sot Unë iu kërkoj ndjekësve të Mi, bija Ime më e dashur, që të luten fort për Zëdhënësin Tim të dashur Papa Benediktin XVI. Ai, Shërbëtori Im i Shenjtë është nën persekutim të tmerrshëm prapa dyerve të mbyllura në Selinë e Shenjtë.
 
Unë të kam thënë më parë se Grupet Masonike të cilat kanë një mbërthim të fortë brenda Vatikanit, e duan Papën Tim të Dashur të larguar.

Dhe ata kanë për qëllim që ta largojnë atë nga Froni i Pjetrit duke përdorur metoda djallëzore.

Ashtu si të kam thënë në të kaluarën, ai do të duhet të largohet sepse nuk do të ketë zgjedhje tjetër.

Kjo kohë është e shkurtër. Ju duhet të luteni fort që ai të mund të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur sepse sapo ai të largohet, Profeti i Rremë, do të zërë vendin e tij.

Sa rrjedhin lotët e Mi për Kishën Time të Dashur mbi tokë në këtë periudhë. Të gjithë atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë, që e pranojnë Fjalën Time të Shenjtë, që po ju jepet në këtë kohë, më dëgjoni Mua tani.

Ju duhet të qëndroni besnikë ndaj Meshës së Shenjtë dhe t’i kryeni Sakrificat ditore. Sepse shumë shpejt ju do të detyroheni që të përtypni një gënjeshtër. 

Sakrificat ditore, në nder të Kryqëzimit Tim dhe ndryshimi i verës në Gjakun Tim dhe i Bukës në Trupin Tim, do të ndryshohen, manipulohen dhe Unë do të poshtërohem përmes ligjeve të reja, të paraqitura nga Profeti i Rremë.

Ju kurrë nuk duhet të pranoni ndonjë gjë që nuk është e Vërteta. 

Ju kurrë nuk duhet ta pranoni herezinë nga brenda mureve të Selisë Sime të Shenjtë. Nëse e bëni, atëherë ju do ta largoni veten nga Unë.

Shumë prej jush do të duhet që ta ofrojnë Meshën e Shenjtë fshehurazi dhe do të keni nevojë për gjithë kurajon që ju mund të merrni duke m’u lutur Mua dhe duke më kërkuar Mua që t'ju bëj të fortë.

Ndryshimet do të fillojnë në vetë Eukaristinë e Shenjtë. Shumë shpejt juve do t'ju thonë se Kungimi i Shenjtë, Prania Ime e Vërtetë, në fakt, është diçka tjetër. 

Do t'ju thonë se ajo nënkupton gjëra të tjera. Por kjo është një gënjeshtër e tmerrshme.

Eukaristia e Shenjtë është Trupi dhe Gjaku Im i dhënë për ju, për të më lejuar Mua që t'ju mbush me Shpirtin Tim të Shenjtë, për t'ju dhënë ushqimin që ju duhet për shpirtrat tuaj. 

Kur të vijë koha dhe ju, Shërbëtorët e Mi të Shenjtë, të prezantoheni me interpretimin e ri modern, atëherë ju do ta kuptoni se infektimi tashmë ka filluar.

Kjo është koha kur ju do të duhet të përgatiteni. Bashkohuni së bashku dhe mbrojeni të Vërtetën e Kryqëzimit Tim. Mos i pranoni gënjeshtrat, ndryshimet në Meshën e Shenjtë dhe Eukaristinë e Shenjtë. Sepse nëse e bëni, atëherë Prania Ime do të humbasë për të gjithë fëmijët e Hyjit. 

Më ndiqni Mua. Kjo është sfida më e madhe që ju do të duhet të përballni ndonjëherë, por Unë do t'ju jap Hiret për ta dalluar të vërtetën nga trillimi sakrilegj që do t’ju kërkohet ta pranoni në Emrin Tim të Shenjtë.

Ju duhet të kërkoni Ndihmën Time përmes kësaj Lutjeje të Kryqëzatës (56). 

Është për Priftërinjtë që kërkojnë Mbrojtje për Eukaristinë e Shenjtë.

O Atë i dashur, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë, i Cili e sakrifikoi Veten në Kryq për të gjithë njerëzimin, më ndihmo të qëndroj besnik ndaj të Vërtetës.

Më mbulo me Gjakun e Çmuar të Birit Tënd dhe më jep Hiret për të vazhduar të të shërbej Ty në besim, shpresë dhe nder, gjatë gjithë shërbimit tim.

Kurrë mos më lër të largohem nga kuptimi i Vërtetë i Sakrificës së Meshës së Shenjtë apo i Prezantimit të Eukaristisë së Shenjtë tek fëmijët e Tu.

Më jep forcën për të të përfaqësuar Ty dhe për të ushqyer grigjën Tënde ashtu si ata duhet të ushqehen me Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit. Amen.

Ju lutem ta dini se Unë eci me secilin prej jush, Shërbëtorët e Mi të Dashur të Shenjtë, çdo ditë. 

Unë ju mbaj lart. Mbështetuni tek Unë dhe Unë do t'ju mbaj pranë Zemrës Sime të Shenjtë në këto kohë të mundimit të tmerrshëm brenda Kishës Katolike.

Jezusi juaj i dashur